Rusia mohon sulmin në Poloni, reagon NATO: Po shqyrtojmë raportet e po koordinohemi me aleatin tonë

NATO ka reaguar për raketat ruse që goditën territorin polak.

Një zyrtar i Aleancës tha se po shqyrtohen raporte dhe se vijon koordinimi me Poloninë.

“Ne po shqyrtojmë këto raporte të lidhura me një shpërthim në Poloni dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, tha ai.

Të gjithë sytë janë drejt NATO-s për momentin, pasi Aleanca në vijimësi pretendoi se do të mbronte “çdo pëllëmbë” të territorit të saj nga agresioni rus në Evropë.

 

 

Rusia e ka mohuar sulmin e supozuar.

Share it :