Rreziqet dhe pasojat e goditjes në tru

Në shumë vende të botës janë shtuar të prekurit nga apopleksia. Cilat janë llojet e kësaj sëmundjeje, pasojat dhe mënyra e trajtimit? Si trajtohet kjo sëmundje?

 

New Picture (1)64Secili mund të preket – pavarësisht nga mosha, gjithandej dhe në çdo moment – nga apopleksia (e njohur si pika në tru, apo damlla). Apopleksia ndodh me një shpejtësi të jashtëzakonshme, edhe pse mund të thuhet se ka disa shenja paraprake: dridhje në njërën pjesë të trupit, dobësi në gjymtyrë apo paralizë e pjesshme e muskulaturës dhe pengesa në të folur. Por këto shenja nuk trajtohen gjithmonë si duhet. A thua me të vërtetë është apopleksia? Ekspertët i dallojnë dy lloj apopleksish, shpjegon profesori Joachim Röther, nga klinika Akslepios Altona më Hamburg: “80% e përjetojnë një lloj goditje ishemike, që është një shprehje për mangësi të substancave të caktuara në gjak. Në rastet e këtilla mbyllen një damarë dhe truri nuk furnizohet sa duhet me gjak. Këtu bëhet fjalë për infarktin e trurit”. Ndërsa tek gjakderdhja në tru, damari pëlcet. Të dy format mund të kenë pasoja shumë të rënda, deri në vdekje. Rreth një e treta e pacientëve mbeten përjetë invalidë të rëndë.

Studime intensive

Vetëm në Gjermani në vit ndodhin rreth 260.000 raste të apopleksisë. Kjo është përqindja e tretë më e lartë në vendet industriale. Kjo sëmundje po shtohet në përmasat botërore. Në Indi për shembull, numri i apopleksive është dyfishuar në tetë vitet e fundit. Dabetesi, mbipesha, tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe stresi janë ndër faktorët më të shpejtë të saj. Ndaj studimet në këtë fushë janë shumë të rëndësishme. “Gjermania ka forcuar shumë lëmin e trajtimit të këtyre sëmundjeve, në 20 vitet e fundit”, – thotë profesori Joachim Röther. Në shumë klinika po bëhen edhe studime të kësaj sëmundjeje.

“Në Gjermani kanë filluar shumë studime. Ato kanë treguar se në këto raste duhet përdorë metodën me emrin Kraniektomi, e cila krijon një hapësirë të re në tru. Intervenimi kryhet përmes hapjes së një pjese të madhe të kafkës së kokës. Pas tre-katër muajsh kur ulet enjtja pjesa e kafkës kthehet sërish në vend të vet. Përvojat e studimeve nga Gjermania janë shumë të rëndësishme edhe për vendet e tjera”, – shpjegon Röther.

 

Edhe fëmijët preken nga kjo sëmundje

Mesatarja e kësaj sëmundje është diku rreth 70 vjet tek meshkujt, ndërsa tek femrat 75. Por apopleksia mund të prek edhe fëmijët dhe të rinjtë. Në Gjermani shënohen rreth 300 raste të këtilla në vit, gati një e treta prej tyre janë bebe. Mund të preken madje edhe fëmijët ende të palindur. Ky është një fenomen shumë i rëndë sepse edhe mjekët e kanë vështirë të dallojnë kur një fëmijë kaq i vogël preket nga apopleksia. Dëmtimet në tru tek fëmijët mund të vërehen shpesh vetëm pas disa muajsh, e në disa raste pas vitesh. Çdo apopleksi domethënë një ndryshim i madh në jetë dhe mund të lë pasoja shumë të gjata. Në rastet më të rënda pacienti mbetet invalid për tërë jetën, por edhe ata që kanë përjetuar një sulm pak më të lehtë duhet të mësohen me pasojat. Ata duhet të korrigjojnë ushqimin, duhet të merren me sport, ta evitojnë stresin…

Trajtimi i këtyre pacientëve fillon menjëherë pas pranimit në spital dhe më pas vazhdon me procesin e rehabilitimit. Pacientët e prekur në fillim kanë shumë vështirësi, sepse nuk e dinë se ku duhet të drejtohen, si rregullohen gjërat administrative, çfarë ndihmash u duhen, si qëndron puna me pensionin…

 

Trajtimi

Anke Sibdrat trajton rreth 40 pacientë të këtillë. Ndër ta është edhe Dirk Venjakob, i cili ka përjetuar sulm para tre muajsh. Ai ka pasur një sulm më të lehtë, ku janë dëmtuar koka, të menduarit dhe të folurit. Janë prekur edhe dora dhe këmba e djathtë. “Ke përshtypjen se dora dhe këmba kanë fjetur, se nuk funksionojnë. Ke më pak ndjenja dhe më pak fuqi. Me dorën e djathtë disa javë nuk kam mundur të shkruar as emrin tim. Ndihma e Anke Siebdrat është për të shumë e rëndësishme”, – thotë 44-vjeçari. “Pas kësaj sëmundje shumë gjëra nuk mund t’i bësh vet, nuk mund të mendosh logjikisht dhe është shumë me rëndësi kur dikush është pranë teje”, – thotë ai. Sibdrat kujdeset që që pacientët të marrin medikamentet me rregull dhe të shkojnë në kontrolle mjekësore. Anke Siebdrat e di që përsëritja e një sulmi tjetër mund të jetë shumë më i rëndë se i pari. Dirk Venjakob i përmbahet rregullave të mjekut. Diagnoza e shpejtë dhe trajtimi i duhur janë shumë të rëndësishme, sikur edhe kujdesi pas sulmit. Por ende ka shumë mangësi në përkujdesjen e këtyre pacientëve. Ky është bilanci i Anke Siebdrat pas një viti trajtimi të këtyre pacientëve. Deri tani shërbime të këtilla ka vetëm në Gütersloh dhe Dresden. Së shpejti pritet edhe në Hamburg. dw.de

 

 

Llojet e dhimbjes së kokës

 

Dhimbje koke e tensionuar

Përfaqëson llojin më të zakonshëm të dhimbjes së kokës. Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë përjetuar dhimbjen e kokës së tensionuar. Dhimbja e tensionuar e kokës: Nganjëherë shtrihet në qafë dhe supe, ndihet si një fasho që shtrëngon fort rreth kokës. Mund të zgjasë për 30 minuta në disa ditë, por shumica e sulmeve janë afatshkurtër.

 

Dhimbje migrene

Rreth 15% e të rriturve kanë migrenë. Femrat janë të prekura 2-3 herë më shumë sesa meshkujt. Tek femrat luajnë një rol edhe hormone.

 

Dhimbja e fortë e kokës

Kjo ndodh relativisht shumë rrallë, dhimbjet e forta të kokës janë më të zakonshme tek meshkujt sesa te gratë. Dhimbjet e forta mund të prekin njerëzit e të gjitha moshave, por fillimi është më i zakonshëm ndërmjet moshës 20 dhe 40-vjeçare.

 

Dhimbje koke kronike

Mund të vijë dhe të ikë çdo ditë. Shpesh dhimbjet e kokës të tensionuara ose simptomat e migrenës, mund të përzihen me njëra–tjetrën. Shpeshherë shkakton përzierje, neveri të lehtë, zhurma dhe aroma.

 

Dhimbjet e kokës nga akullorja

Ngrënia e diçkaje shumë të ftohtë mund të shkaktojë një dhimbje të mprehtë në mes të ballit. Njerëzit që kanë migrenë kanë më shumë mundësi që të kenë një dhimbje koke për shkak të akullores. Quhet kështu, pasi dhimbja vjen menjëherë pas ngrënies së akullores.

Share it :