Rrëmbimi i protestuesve/ Këlliçi: Terrori i Ramës ndaj të rinjve si metodat e karteleve të drogës
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar kundër qeverisë së Edi Ramës, pas pamjeve të një vajze protestuese që, sipas tij, është marrë me forcë nga persona të paidentifikuar në bulevard.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e krahason mënyrën e veprimit me metodat e karteleve të drogës dhe ngre pikëpyetje mbi identitetin e personave, si dhe mbi urdhrat që mund të kenë marrë.
Postimi
Terrori që po ushtron Edi Rama ndaj të rinjve nuk dallon nga metodat e karteleve të drogës.
Persona të panjohur rrëmbejnë në bulevard një vajzë protestuese. Kush janë këta banditë, kush i ka sjellë, kush i urdhëron?!
Kreu i organizatës po kryen krime të rënda për të cilat do përgjigjet.




