Rita Ora flet shqip, i thotë “të dua” një fanse në TV e Zvicrës  

rita ora shqipRita Ora, teksa ishte duke folur për sukseset e saj artistike në emisionin televiziv “Joiz” në Zvicër, një fanse e saj telefonon në studio dhe kërkon që të bisedojë pakëz me të në gjuhën shqipe, gjë që kjo u mirëprit nga këngëtarja jonë me famë botërore Rita Ora, këngëtarja shqiptare që po thyen rekorde nëpër toplista botërore, jo vetëm që po vazhdon të jetë krenare me prejardhjen e saj, por po i bën krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjet skenike dhe televizive.

Ditë më parë Rita ishte mysafire e emisionit zviceran “Joiz”, një emision shumë i ndjekur nga rinia, ku u përgjigj në shumë pyetje rreth karrierës së saj profesionale dhe private.

Mirëpo, befasia më e këndshme ishte kur një fanse e saj thërret në studio dhe pasi që e përgëzon në gjuhën angleze për suksesin e këngës së re të saj, kërkon që të flasë pakëz edhe shqip e që në sallë duartrokasin të gjithë, ndërsa Rita pranon me shumë kënaqësi:

“Rita, a je mirë?”, – e pyet fansja. – “Po, mirë jam, pakëz nxehtë, por mirë jam”, – përgjigjet Rita në gjuhën shqipe. “Qysh po kalon?”, – e pyet sërish fansja. “Qe, shumë mirë. A je vetëm aty?”, – ia kthen këngëtarja Ora. Ndërkohë, me këto fjalë ndërpritet biseda me fansen e saj, e cila në fund arrin t’i thotë Ritës “Të dua”. E kjo fjalë e ka bërë kureshtar prezantuesin e emisionit, Mike, i cili ka kërkuar nga Rita t’ia mësojë disa fjalë në gjuhën shqipe. Rita gjatë këtij emisioni, përveç të tjerash, ka thënë se ajo është nga Prishtina, ndërsa e rritur në Londër, por në familjen e saj ende flasin shqip.

 

Bleona zhvishet për inat të gazetarëve

 Bleona Qerreti ka postuar një foto shumë seksi në faqen e saj të “Facebook”-ut. Bëhet fjalë për një “selfie” të realizuar në banjo. Këngëtarja që jeton në SHBA, ka të veshura vetëm disa të brendshme.

 

Elvana Gjata nuk di të ndalet

 Fansat e Elvana Gjatës për momentin janë duke shijuar fotot që poston këngëtarja në “Instagram”, deri në publikimin e këngës së shumë përfolur. Me një stil për t’u pasur zili, ajo shfaqet në çdo foto ndryshe. Mjaft të entuziazmuar kanë qenë edhe fansat, të cilët e kanë krahasuar atë me divat botërorë.

 

Shkumbin Ismaili paralajmëron këngën e re

 Këngëtari i njohur Shkumbin Ismaili ka paralajmëruar lançimin e këngës së re që do të titullohet ”Dikur”. Ai përmes një statusi në “Facebook” në faqen e tij personale ka treguar se shumë shpejt për publikun shqiptarë dhe fansat e tij do të del në treg kënga më e re me titull ”Dikur”, një këngë pak më ritmike dhe në stilin e tij. Përndryshe Shkumbini ka kohë që është në skenën muzikore dhe për momentin mban shumë koncerte dhe është shumë i kërkuar në Shqipëri.

 

Ja cila është princesha e Noizy-t

 Noizy ka zgjedhur “Instagram”-in që të publikojë fotot e vajzës së tij, ndërsa fansat nuk kanë ngurruar ta urojnë për ditëlindjen. Ai jo rrallëherë publikon foto me vajzën e tij Leandrën. Noizy e quan si princeshën e jetës së tij. “Ne të dy ju falënderojmë nga zemrat tona për të gjithë ato që nuk harruan datëlindjen e Nokut. Leandra ende nuk e kupton situatën dhe është shumë e habitur se kush janë këto njerëz që ja uruan datëlindjen”, – ka shkruar ai.

 

Manjola Nallbani dhe Johnny Depp

“Ne dhe Johnny Depp. Aktori im i preferuar”. Ka qenë ky postimi i bashkangjitur me foton në “Instagram”, nga këngëtarja Manjola Nallbani. Këngëtarja është shprehur se aktori i saj i preferuar është Johnny Depp, ku në fakt është mbështetur nga shumë komentues.

 

 

Share it :