Një studim kohët e fundit ka bërë një zbulum revolucionar për kancerin që është gjashtë herë më efektive sesa metodat tradicionale.
Ekspertët kanë quajturr të ashtuquajturën ‘mjekësi të personalizuar’ si përparim të madh që nga kimioterapia.
Kjo teknikë e sheh tumorin e pacientit të testuar gjenetikisht sapo ata janë të diagnostikuar. Kjo i lejon mjekët për të përcaktuar nëse kanceri është agresiv, nëse kimioterapia është e nevojshme dhe saktësisht se cilat droga janë të nevojshme.
Kërkimi që përfshiu 13.203 pacientë, do të zbulohet në konferencën më të madhe të kancerit javën e ardhshme në botë e do të tregojnë se kjo teknikë rrit shanset e mbijetesës dhe ul rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe të kthimit.
Studimi i Universitetit të California zbuloi se trajtimi i personalizuar ishte 6 herë më efektiv dhe pacientët kanë jetuar dy herë më shumë kohë para se kanceri të rritej përsëri, në qoftë se do të ndodhte dicka e tillë.
Javën e ardhshme, shkencëtarët nga Kembrixh dhe University College në Londër do të shpallin se si kjo metodë mund të ndihmojë pacientët që vuajnë nga kanceri i gjirit. Nëse do të ketë sukses, është llogaritur se 7.000 gra në vit mund të kursejnë kimioterapinë.
Aktualisht, shumica e pacientëve i nënshtrohen një modeli të ngjashëm të trajtimit, në bazë të llojit të kancerit që kanë dhe se sa është përhapur ai . Shumica bëjnë operacion për të hequr tumoret, e ndjekur kjo nga kimioterapia, radioterapia.
Por ekspertët kanë frikë se kjo madhësi i përshtatet të gjithëve që do të thotë se mijëra pacientë marin një trajtim të panevojshëm dhe humbasin një trajtim që që mund të jetë më i suksesshëm.




