Restauratori i njohur Frederik Stamati, teksa ka vizituar ambientet e Kishës së Shën Mërisë në Apolloni e vitit 1248 ka ngritur shqetësimin se ajo është harruar. Stamati shprehet se ashtu sikur u ndërhy disa vite më parë për ta zbrazur këtë vend që shërbente si magazinë, ashtu dhe sot ajo duhet të mirëmbahet. Apollonia është një park arkeologjik shumë i vizituar nga turistët në çdo stinë, por po aq kërkon edhe vëmendjen e institucioneve. Restauratori Stamati, denoncon se tashmë ky monument kulture, Kisha e Shën Mërisë në Apolloni është kthyer në një kosh mbeturinash dhe inertesh të punimeve aty pranë. Kisha e Shën Mërisë daton në 1248 dhe gëzon statusin monument kultur brenda rrethimit të muzeut të Apollonisë.




