Reforma zgjedhore/ Berisha: Nuk do vëmë interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës

Reforma zgjedhore/ Berisha: Nuk do vëmë interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës

Duke folur për Reformën zgjedhore kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk do vëmë interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës. Ai theksoi se, kushti i të gjitha kushteve është largimi i Edi Ramës.
Berisha: E bëj këtë hyrje sepse duke parë se Edi Rama po shkon drejt gropës, ata tani kanë drejtuar të gjithë bateritë e shpifjeve, trillimeve, manipulimeve në mbrojtje të farsës zgjedhore.

Rikthehem tek sistemi dhe tek reforma zgjedhore.

Konstatimi më themelor i farsës elektorale nga të gjitha grupet ndërkombëtare që kanë vëzhguar zgjedhjet, qoftë Parlamenti Evropian, qoftë OSBE/ODIHR, qoftë Këshilli i Evropës është se farsa u zhvillua në kushtet e partisë-shtet.

Në kushtet kur institucionet shtetërore u shkrinë me strukturat partiake, gjë që garanton pabarazinë maksimale.

Ndaj dhe në këtë reformë grupi ynë i punës dhe zoti Bylykbashi ka përgatitur një dokument shumë të mirë, të cilin do ta plotësoni, pikërisht me të gjitha amendamentet, sanksionet, ndërhyrjet për ndarjen e qartë të partisë nga shteti si kushti më themelor për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në qoftë se nuk arrihet ndarja e partisë nga shteti, zgjedhjet do të jenë farsë, farsë dhe vetëm farsë.

Dhe ata që hanë turpin me bukë dhe bukën me turp dhe flasin për zgjedhje në këto kushte, duhet të turpërohen.

Po qe se partia shtet përdor të gjithë potencialet e saj për të vrarë votën në të gjitha mënyrat, zgjedhje nuk ka, por ka farsë elektorale.

Dhe unë u them të gjithë atyre qytetarëve që ëndërrojnë dhe aspirojnë të votojnë të lirë, se në kushtet e partisë shtet, kjo është absolutisht iluzion dhe asnjëherë nuk mund të bëhet reale.

Dhe se në zgjedhje, në kushtet e partisë shtet, fiton në mënyrë të padiskutueshme partia shtet.

Ndaj dhe është e domosdoshme një bashkim opozitar për të larguar kokën e Meduzës, për të larguar Edi Ramën.

Nuk duhet të gënjejmë veten, jo.

Kushti i të gjitha kushteve është largimi i Edi Ramës.

Me të drejtë do dëgjoni njerëz që thonë po ky tani, edhe thotë me të nuk ka zgjedhje, edhe thotë do shkojmë në zgjedhje.

E them ka farsë.

Ua them këtyre të nderuarve që shtojnë këtë pyetje, ka dy mënyra, ose të bashkohemi me vendimin që pa ndarjen e partisë nga shteti dhe reformën zgjedhore, asnjë pjesëmarrje në zgjedhje nuk do të ketë. PD është e para e gatshme.

Por çfarë ndodh? Kjo skemë në vitin 2015, u gjetën ngërthyesit, u krijuan partitë, u krijua opozita dhe kjo do ishte dhurata më e madhe për Edi Ramën.

U them shqiptarëve në qoftë se PD merr përsipër një gjë të tillë, PD i bën një dhuratë edhe më të madhe narkodiktatorit dhe shtetit të krimit.

Eksperienca është e gjatë në këtë vend, nga më të shkëlqyerat tek më të turpshmet dhe ne nuk mund të mos i marrim parasysh.

Kështu që rëndësi kryesore ka të bashkohemi në këtë reformë, ta bëjmë bashkërisht.

Garantoj të gjithë partitë opozitare që ndjehen opozitarë se ne jemi të hapur dhe të gatshëm të marrim parasysh të gjitha ndjeshmëritë e tyre.

Ne do vëmë jo interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës të parin.

Ky është nordi ynë.

Ne do të vendosim interesin e bashkimit të opozitës për një kuadër ligjor sa më të pranuar nga mbarë opozita.

Share it :