Reforma në drejtësi, Mogherini: Nesër raundi final, presim miratimin

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian Federica Mogherini ka folur për Reformën në Drejtësi dhe ka kërkuar miratimin e saj nga një maxhorancë prej 2 të tretash. Për Mogherinin reforma në drejtësi do të jetë një fillimi i një kapitulli të ri në historinë e përbashkët. Gjithashtu ajo thotë se miratimi i reformës, e cila pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në një linjë me standardet evropiane, do të hapte rrugën për një fillim të ri. “Kjo është arsyeja se pse ne presim që të gjitha forcat politike nesër në raundin final të dakordësohen”, deklaron Mogherini.

Kjo është një votë për të cilin çdo anëtar i Parlamentit të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë. Siç kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ajo mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët.

Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër, që të miratojnë propozimin”, thekson ajo në reagim.

“Të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke e vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e tij. Qytetarët e Shqipërisë presin që udhëheqja e tyre politike ta ofrojë këtë”, thuhet më tej.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :