Në mbledhjen e pare te komsionit te posacem per reformen ne drejtesi ku merrnin pjese te gjithe anetaret e tij, pasi me pare jane zhvilluar takimet me vetem anetaret e mazhorances, palet serish nuk kane arritur te gjejne mes tyre gjuhen e perbashket. Opozita e konsideroi marrëveshjen të prishur nga mazhoranca, sepse ajo nuk donte të votonte 3 dokumentet e prodhuara nga 8 muaj punë me grupet e punës dhe ekspertët vendas e të huaj.
Partia Demokratike kërkoi kohë që dokumenti i Strategjisë së Reformës të mos votohej deri në fund të gushtit, kur opozita do të sillte propozimet e veta sesi e mendon ajo reformimin e sistemit.
Dhe për më tepër, për dokumentin final nuk është kryer një konsultë publike. Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj propozoi miratimin vetëm në parim, por opozita nuk u tërhoq dhe kërkoi mendimin e eskpertëve të huaj.
Si europiani i misionit EURALIUS, edhe amerikani i OPDAT-it thanë se, dokumenti mund të miratohej që sot dhe propozimet e opozitës do të merren parasysh kur të nisë hartimi i projektligjeve konkrete. Megjithatë, opozita e konsideroi votimin e strategjisë një shkelje të marrëveshjes për transparencën dhe gjithëpërfshirjen dhe deputetët e saj u larguan nga komisioni.




