Reforma administrativo-territoriale Zgjedhjet e 2015-es me ndarjen e re? / Meta: Do t’i përmbahemi konsensusit me opozitën

META-KDK-17_5“Çdo mungesë vullneti për t’u bërë pjesë e kësaj reforme absolutisht që nuk do t’i shërbente, atyre që do të vetëpërjashtoheshin”

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ftoi sërish opozitën të bëhet pjesë e komisionit parlamentar për reformën e re administrativo-territoriale. Dy ditë më parë komisioni bipaërtizan filloi zyrtarisht punën, edhe pse mongonin përfaqësuesit e opozitës.

Gjatë një takimi që kryeparlamentari Meta zhvilloi të shtunën në qytetin e Fierit me përfaqësues të strukturave të LSI-së, theksoi se reforma do të bëhet dhe mbi ndarjen e re të territorit do të mbahen zgjedhjet vendore të majit në 2015.

“Çdo mungesë vullneti për t’u bërë pjesë e kësaj reforme absolutisht që nuk do t’i shërbente, atyre që do të vetëpërjashtoheshin, por natyrisht që nuk do të ndalte realizimin e kësaj reforme, sepse kushti i parë që një reformë të jetë e suksesshme është që të jetë e dobishme, që qytetarët të binden për dobinë e saj. Dhe ne këtë do ta realizojmë, në radhë të parë, përmes transparencës dhe përmes bashkëpunimit me shoqërinë civile, bashkëpunimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor, bashkëpunimit me qytetarët, bashkëpunimit me grupet e interesit”, tha Meta.

Nga takimi me strukturat e LSI Meta deklaroi se opozita ka të garantuar barazinë në vendimmarrje mëgjithë raportin e numrave mes palëve në parlament. Ai rigarantoi opozitën së nuk ka përveç se mirefunksionimit të pushtetit vendor, asnjë qëllim tjetër të reformës së territorit, duke i shtuar këtij argumenti edhe një tjetër garanci për opozitën.

“Kjo reformë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e viti 2017 sepse ne jemi të vendosur që për sa i takon çdo lloj ndryshimi në Kodin Zgjedhor t’i përmbahemi konsensusit me opozitën”, tha Meta.

Në këtë reformë sipas kreut të Kuvendit, janë të angazhuara edhe SHBA e BE, me ekspertë e financime vetëm për ta bërë pushtetin vendor të aftë për të ofruar shërbime për  qytetarët dhe për të ndërtuar politika afatgjata zhvillimi. Sipas ekspertëve, ynë renditet me nje copezim tejet te lartë të territorit edhe në raport me rajonin në plotë 385 njesi vendore, të cilat krijojnë deri ne 2% të të ardhurave vetë dhe mbahen vetem nga buxheti i shtetit.

Aktualisht mes pozitës dhe opozitës ka një debat të hapur për reformën administrativo-territoriale, ku pakica parlamentare kërkon rikthimin e konsensusit me shumicën, si një kusht të domosdoshëm për t’u bërë pjesë e tryezës. Një tjetër kërkesë e opozitës është edhe tërheqja e mazhorancës ndaj nismave për të reformuar strukturat e disa institucioneve të pavarura.

 

 

 

Mbledhja e parë e komisionit për reformën administrativo-territoriale

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e parë ditën e premte, edhe pse në tryezë munguan përfaqësuesit e opozitës. më herët opozita ka vënë theksin tek rikthhimi i konsensusit me mazhorancën për çështjen e nëpunësit civil dhe tërheqjen e shumicës parlamentare nga disa ndryshime në strukturat e institucioneve të pavarura në vend. Ndërkaq, në këtë mbledhje, anëtaët e këtij komisioni si dhe kryetari i Kuvenidt, Ilir Meta i bënë thirrje opozitës të marrë pjesë në punime si një kush i nevojshëm për kryerjen e kësaj reforme.

Veprimtaria e komisionit ka për objekt përcaktimin e kritereve për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë; hartimin dhe përcaktimin e kalendarit të zbatimit të reformës administrative-territoriale dhe përgatitjen e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë. Në bazë të vendimit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë dhe do të ketë në përbërje të tij 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të pozitës (6 PS dhe 2 LSI) dhe 8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU). Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 3-mujor, nga data 24.1.2014 deri në datën 24.4.2014. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të bashkëkryetarëve të tij, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Pranë Komisionit të Posaçëm ngrihet dhe funksionon grupi i ekspertëve, numri, afatet e punës dhe detyrat specifike të të cilëve përcaktohen më vendim të komisionit. Gjatë veprimtarisë të tij, Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore, ekspertë të fushës, të shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që mbulojnë çështjet e qeverisjes vendore.

 

 

Tre kërkesat e opozitës për ndarjen administrative

Partia Demokratike kërkon rikthimin e konensusit me mazhorancën qeverisëse si një kusht të domosdoshëm për t’u bërë pjesë e reformës administrativo-territoriale. Një tjetër kusht i opozitës për pjesmarrjen në këtë reformë është edhe tërheqja e mazhorancës ndaj iniciativave të ditëve të fundit për të reformuar strukturat e disa prej institucioneve të pavarura vend, si dhe fillimit të procedurave për shkarkimin e krerëve të këtyre institucioneve. Gjithashtu përfaqësues të opozitës kërkojnë që qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e nëpunësit civil dhe të rikthejë konsensusin e thyer që në muajin tetor të vitit të shkuar. Përsa i kërket kësaj pike, mazhoranca ka ndërmarrë një nisëm për t’u konsultuar me partitë opozitare për gjetjen e një konsensusi në hartimin e akteve nënligjore që do të bëjnë të mundur zbatimin e ligjit për nëpunësin civil me datë 1 prill. Por kësaj nisme opozita nuk i është përgjigjur duke theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetues duhet të zbatohen e jo të vihen në diskutim.

 

 

BOX

Anëtarët e mazhorancës në komision

1. Bashkim Fino   PS  (bashkëkryetar)

2. Blendi Klosi   PS  (anëtar)

3. Armando Subashi  PS  (anëtar)

4. Musa Ulqini   PS  (anëtar)

5. Namik Kopliku   PS (anëtar)

6. Andrea Marto  PS  (anëtar)

7. Petrit Vasili   LSI  (anëtar)

8. Spartak Braho  LSI (anëtar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Engel: Qeveria e opozita të punojnë bashkë në çështjet që bashkojnë shqiptarët

Kongresmeni amerikan Eliot Engel inkurajon qeverinë dhe opozitën shqiptare që të punojnë së bashku për çështje që bashkojnë të gjithë shqiptarët. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “INA”, kongresmeni Engel tha se Shqipëria duhet të lëvizë më shpejt në rrugën e përparimit dhe integrimit.

“Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian, në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët. Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë.”, theksoi kongresmeni amerikan.

Sipas Engel, “Shqipëria përballet ende me sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjitha partitë në vend”.

Kongresmeni amerikan Eliot Engle, mbahet si një njohës i zhvillimeve politike në Shqipëri dhe shpesh herë nuk kanë munguar edhe thirrjet e tij që klasa politike në vend të bashkëpunojë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Share it :