Reagon pas akuzave ish-deputeti/ Maliqi: Respekte për kandidatin, ja përgjegjësi për humbjen

lefter maliqiNë Lapardha arritëm të fitonim me mbi 100 vota epërsi, duke dhënë një mesazh se nëse punohet siç duhet, çdo rezultat mund të arrihet

Humbja e Bashkisë së Beratit ka krijuar edhe përplasjet e para mes eksponentëve të PD-së, në bazë edhe qendër. Disa gazeta pranë qeverisë kanë akuzuar sot ish-deputetin Lefter Maliqi si faktor të humbjes së Bashkisë së Beratit. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka reaguar dje, duke i quajtur fabrikime të kundërshtarëve politikë këto insinuata. Ish-deputeti Maliqi fajëson drejtpërdrejt të deleguarin e qendrës në Berat, zotin Fatbardh Kadilli, si edhe drejtuesit kryesorë të degës lokale të PD-së. “Qyteti votoi në masën 42 për qind që do të thotë se sabotoi kandidatin e LSI dhe rezultati doli me rreth 50 vota ndërkohë që çdo garë në Bashkinë Berat qytet çdo kandidat i djathtë ka humbur nga 600 deri në 800 vota, ndërkohë qe në zonat rurale ka dominuar bindshëm e majta dhe fshati është 70 për qind e votuesve pasi edhe ne qytet perseri jane në një numër të konsiderueshëm të ardhurit nga fshati”. Sipas zotit Maliqi pati një mosorganizim nga strukturat partiake ndërkohë që kandidati për bashkinë e Beratit ishte në lartësinë e kërkuar. Sipas ish deputetit diferenca mes kandidatëve mbeti në nivelet e të gjitha zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Berat dhe Komuna. “Zoti Kasem Mahmutaj beri një fushate dinjitoze, nderkohe qe strukturat e pd nuk ishin te organizuara, deputetet e qarkut nuk e mbështetën, ndërsa zoti Kadilli  smori pjes ne takime me qytetaret dhe fshatrat si dhe percau pd ne listat e këshillit bashkiak. Kasem Mahmutaj beri fushat pothuaj i vetem dhe teper dinjitoze,per mua eshte vlere e shtuar ne PD dhe intelektual dhe qytetar me vlera ne Berat. Kasemi eshte fitues moral ne ate gare pasi ngushtoj rezultatin ne qytet. I deleguari i qendrës erdhi vetëm dy tre herë në Berat dhe kur vinte kujdesej të fliste në televizionet e Tiranës duke bërë show se ndodhej në fushatë ndërkohë që faktikisht sbëri asgjë tjetër përveç se hëngri ndonjë drekë a darkë”. Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka falënderuar banorët e Komunës së Otllakut dhe të vendlindjes së tij Lapardhasë për rezultatin e arritur dhe mbështetjen e dhënë për opozitën në këto zgjedhje. Ai analizon faktorët që çuan në këtë rezultat duke i mëshuar faktit që zona rurale ka nevojë për më shumë kujdes dhe përkushtim nga drejtuesit lokal të PD-së. “Unë kam falënderuar dhe gjej rastin ta bëj sërish për banorët e Otllakut të cilët votuan mbi 46% ndërsa te Lapardhasë, mbi 53% për Kasëm Mahmutajn, ndërkohë që 3 komunat e tjera Sinja Rroshniku dhe Velabishti ishin poshtë 40%. Në Lapardha arritëm të fitonim me mbi 100 vota avantazh duke dhënë një mesazh se nëse punohet siç duhet çdo rezultat mund të arrihet. Mendoj se mungoi një analizë e mirëfilltë e situatës parazgjedhore dhe nuk u përqendruan si duhet forcat në fshat atje ku e majta ruan ende një avantazh të konsiderueshëm”. Maliqi thotë se është emergjencë që PD-ja të ngrihet tani, të filloj analiza, të merren parasysh gjithë faktorët politik dhe e sheh si zgjidhje afrimin në PD të kandidatit Kasëm Mahmutaj. “Berati duhet te ringrihet pasi ne 2017 rrezikon te marre nje deputet, analiza duhet e thelle dhe emergjente pasi strukturat jane te deshperuara, Kasem Mahmutaj duhet te jete bashke me ne pjese e ringritjes se PD ne Berat! Humbja e pese bashkive dhe humbja e thelle si PD ka corientuar dhe demoralizuar mbështetësit e opozitës. Të gjitha institucionet dhe te punesuarit ne administrate shteterore dhe lokale do jene te majte, asnje i djathte s’do jete i punesuar, ringritja domosdoshmeri, PS dhe LSI do të hakmerren ndaj militantëve të PD-së”. Ish-deputeti i PD-së hedh akuza ndaj të deleguarit në qarkun e Beratit edhe për rezultatin në Urë vajgurore, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan. Zoti Maliqi ishte kandidati më i përfolur për bashkinë e Beratit por negociatat me aleatët vendosën Kasëm Mahmutajn si përfaqësues të opozitës në qytetin e gurtë.

 

Niko Shupuli: Në 21 qershor fitoi Përmeti

Kjo eshte nje fitore e perbashket e te gjithe permetareve pavaresisht se per ke kane votuar. Populli i Përmetit foli me votë. Kjo ka qenë deklarata e kryebashkiakut të ri të Përmetit Niko Shupuli. Surpriza e zgjedhjeve njeriu që arriti të fitonte me një rezultat të thellë në Bashkinë e Përmetit, një nga bastionet e së majtës, ka falënderuar mbështetësit e tij për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës elektorale të 21 qershorit. “Falenderoj stafin elektoral dhe strukturat e angazhuara gjate fushates, falenderoj komisioneret, vezhguesit dhe numeruesit per durimin dhe qetesine qe percollen detyren e tyre, falenderoj pa dallime qytetaret e Permetit dhe banoret e te gjitha komunave. Falenderime ne menyre te vecante per te rinjte e Permetit, ne qytet dhe ne fshat, qe ju bashkua ne masen me te gjere alternatives time elektorale,duke i dhene fushates time ne cdo cep te bashkise optimizmin e tyre per te ardhmen e kesaj bashkie. Vrulli dhe vizioni i te rinjve,vitaliteti i tyre ne fushate, me frymezon per te ndjekur hapin e tyre ne cdo pune per bashkine e re”. Shupuli ka falënderuar emigrantët dhe e ka parë si emancipim të elektoratit të majtë që ka votuar për njeriun duke i kaluar ndasitë politike. “Falenderim per mbeshtetesit e se majtes per emancipimin e treguar, qe votuan pertej preferences politike ne keto zgjedhje administrative dhe duke mbeshtetur modelin qe ata besojne se meriton Permeti per kater vitet e ardheshme “. Kryebashkiaku i ri ka atakuar raportimet mediatike që e kanë quajtur Përmetin një bastion të së majtës. Shupuli ka shprehur krenari për qytetin e tij. “Permeti nuk eshte prone e partive politike e aq me pak e individeve te caktuar qe kandidojne Eshte jo e vertete, fyese dhe nuk i pershtatet Permetit etiketimi se ne Permet fiton cdo kandidat i se majtes pavaresisht cilesive individuale te tij. Permeti eshte i permetareve, te lindur ne Permet apo qe banojne aktualisht”. Kryebashkiaku i ri është zotuar se do të jetë kryetar i të gjithëve përmetarëve pavarësisht bindjeve politike, përkatësisë krahinore apo fetare.

 

Dule: Të gjithë kundër PBDNJ-së

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka akuzuar median dhe strukturat shtetërore se kanë punuar në bllok kundër forcës së tij politike. Ai ka ngritur shqetësimin për funksionimin e shtetit ligjor. “Ky fakt duhet të na preokupoje të gjithëve sa jemi sinqerisht te interesuar për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe ato të minoriteteve në veçanti”. Sidoqoftë Dule bëri të ditur se do të ketë reflektim edhe brenda partisë për të arritur në të ardhmen rezultatet e pritshme. “Do të bëhen objekt analize dhe debati në strukturat drejtuese të PBDNJ-së të Kongresit të saj të ardhshëm, si edhe të një dialogu të gjere në radhët e anëtarësisë, simpatizantëve, atyre qe për njërën apo tjetrën arsye janë larguar prej saj por edhe gjithë atyre që e shikojnë PBDNJ si strehe të idealeve dhe interesave të veta politike”, – tha ai.

Share it :