Reagimi/ Meta: S’e pengoi askush Ramën në 3 mandate të rriste pensionet

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, në një reagim nga qelia, është shprehur se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar në vend.

Në një postim në rrjetin e tij social zyrtar në FB, Meta shkruan se “në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet

Por, thekson se Rama, në 11 vite në pushtet, i vafëroi akoma më shumë, teksa theksoi se u jepet një lëmoshë.

Postimi i plotë:

Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet.

Në 11 vite në pushtet ai i varfëroi gjithmonë edhe më shumë pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

Pilulat elektorale të indeksimit të pensionit në masën 4.1% dhe “bonusit të fundvitit” nuk janë gjë tjetër veçse tallje e pashpirt dhe poshtërimi më i madh që ai u bën 791 mijë pensionistëve të të gjitha kategorive.

Nuk ka tregues më të vërtetë se sa pensionet për të kuptuar batërdinë që Edi Rama dhe “Rilindja” kanë bërë me taksat e shqiptarëve, veçanërisht duke thelluar borxhin publik jo për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve por për të vijuar pagesat për PPP-të dhe koncensionet korruptive, pra për të vjedhur me inceneratorët, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë.

Qeveria do të duhej të rriste nivelin e pensioneve të paktën 9.4% apo të barabartë me nivelin e inflacionit për artikujt ushqimorë për të mos lejuar përkeqësimin e kostos së jetesës dhe mbi këtë indeksim dhe një rritje reale për të përfituar dhe kjo shtresë nga rritja ekonomike në masën 3.4% për vitin 2023.

Qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 9,546 lekë dhe në zonat rurale në 5,752 lekë për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet.

Shifrat janë shumë herë më të vërteta se propaganda cinike e “Rilindjes”.

Qeveria do të duhet të konsideronte në rritjen e pensioneve rritjen reale ekonomike në periudhën 2013-2023 përfshi dhe rritjen e vitit 2024 në masën 40.8%, si dhe indeksimin e pensioneve në rreth 43% për të mbuluar rritjen e çmimeve, përfshi të atyre ushqimore për periudhën deri në shtator të vitit 2024.

Në total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në masen 84% deri në fund të vitit 2024 krahasuar me fundvitin 2013.

Kjo do të thotë që aktualisht në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 28,638 lekë në muaj kur ndërkohë është 19,092 lekë në muaj.

Ndërsa në zonat rurale pensioni i pleqërisë aktualisht do të duhej të ishte në nivelin 17,256 lekë në muaj kur ndërkohë është 11,504 lekë në muaj.

Në raport me masën e pensionit në vendet e rajonit diferenca është thelluar ndjeshëm dhe është shumë më madhe.

Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 Euro dhe në Serbi është 390 Euro.

Pensionistëve që sot u jepet një lëmoshë e barabartë me 25 lekë në ditë dhe u premtohet vetëm një “bonus” elektoral në fundvit e dinë shumë mirë se shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve nga banda e “Rilindjes” është në mbi 1 miliard euro në vit.

Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe dyfishimi i pensioneve është jo vetëm një nga 5 Prioritetet tona madhore, por një domosdoshmëri.

Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur:

1⃣. Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike.

2⃣. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

3⃣. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

Ne angazhohemi gjithashtu për:

📌 Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

📌 Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore.

📌 Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

📌 Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

📌 Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

📌 Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news