Reagimi i Metës/ Prokurori rrëzon në gjyq akuzën kryesore ndaj ish-Presidentit

Reagimi i Metës/ Prokurori rrëzon në gjyq akuzën kryesore ndaj ish-Presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta, në një reagim në rrjetet e tij sociale, u shpreh se sot, në seancën e radhës në gjykimin në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj tij për gjoja lobimin e 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump.

Meta denoncoi lajmet e rreme të ‘Mother Jones’ dhe ‘Kronen Zeitung’, duke theksuar se akuza mbi të cilën u mbështet izolimi i tij politik prej 19 muajsh është rrëzuar, dhe paralajmëroi se edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës.

Postimi

Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump.

Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh, kur jam thirrur për këtë çështje.

Shikoni tani titujt e lajmeve të rreme të “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, të sponsorizuara me paratë e inceneratorëve dhe të mafias ndërkombëtare, mbi të cilat u ndërtua kallëzimi i rremë dhe akuza kryesore kundër meje, akuzë mbi të cilën u mbështet rrëmbimi dhe izolimi im politik prej 19 muajsh, akuzë që sot u rrëzua nga vetë Prokuroria.

Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës.

Share it :