‘Raporti i BE-së, alarm i fortë për Shqipërinë’/ Nesho: Sinjalet nga Brukseli nuk janë aspak pozitive
Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ka deklaruar se raportet e Bashkimit Europian për Shqipërinë janë një sinjal alarmi për gjendjen e shtetit të së drejtës dhe institucioneve në vend.
Sipas tij, në Shqipëri vijojnë problematika serioze si mungesa e pavarësisë së institucioneve, çështjet e pronës dhe kufizimet në lirinë e medias. Nesho u shpreh se këto probleme pasqyrohen qartë edhe në raportet ndërkombëtare.
Ai kritikoi qasjen e qeverisë ndaj procesit të integrimit në BE, duke thënë se ai shpesh paraqitet si propagandë politike dhe jo si proces real reformash. Sipas Neshos, sfidat kryesore të vendit lidhen me forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies institucionale.
Nesho:
Në fakt është një nga raportet më të fortë që ka ndodhur deri tani edhe në kushtet e Shqipërisë shumë vite më përpara që akoma nuk ishte konsoliduar shteti i të drejtës, gjuha diplomatike prevalonte. Këtu ishin evidentuar të gjithë ajo problematikë që ishte parë në zgjedhjet e vjedhura të 11 majit, në, në ato që shikohet nga dita në ditë se si funksionon një shtet i të drejtës, kur asnjë nga institucionet nuk është i ndarë, që të funksionojë në mënyrë të pavarur. Problematika që fillon që nga prona dhe përfundon, domethënë te liria dhe moskapja e mediave në Shqipëri.
Pra, këto janë sinjale, ose alarme të jashtëzakonshme që Bashkimi Europian, parlamenti i tij evidenton. Nuk jemi në atë situatë kur Rama thotë që unë po e çoj Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Ai shpreson që, mund të blejë influencë ose të fitojë nga kushte të caktuara politike që mund të kalojë Bashkimi Europian për ta tejkaluar këtë situatë. Ai ishte pjesëtari që kërkonte të krijonte ata djemtë e privilegjuar autokratë në Bashkimin Europian dhe të shikonte një Bashkim Europian, në kushtet e sotme gjeopolitike, e cila do çalononte. Por ka një gjë, që vetë raporti i Komisionit të Jashtëm, ja dha qartë. Ajo që kërkon Rama të përsërisin nuk ka të bëjë me të ardhmen europiane.
Ajo ka të bëjë me, projektet e Rama-Vuçiçit për të zhdukur nga vetja dhe regjimet e tyre nevojën për një transparencë dhe llogaridhënie përpara vendit. Prandaj, këto janë ato sinjalet tepër kuptimplote që ky proces europian më tepër është një propagandë, një tullumbace që Rama kërkon të justifikojë të gjithë atë gënjeshtër që ka bërë përpara popullit shqiptar duke thënë që me Edi Ramën unë ju fus në Bashkimin Europian. Përkundrazi, sot problemi kryesor që ka Shqipëria është pikërisht një udhëheqës i cili është i papërgjegjshëm, dua të them, një njeri që nuk beson as te vendi i tij i trajton si raja, dhe këtu bëj një parantezë, sot jam skandalizuar kur krahasoi Shqipërinë me Irakun ose me Afganistanin. Kaq është tha vendi jonë, por ne kemi një prioritet, tha vetëm që jemi në Bashkimin Europian dhe Bashkimi Europian duhet të na integrojë. Domethënë, koncepti që ka ky, që nuk është administrator në një mandat të përcaktuar me popullin, por ky është mbreti i shqiptarëve që bën si të dojë.
Mund të trajtojë si të dojë, të ofendojë si të dojë, të prishi të gjitha themelet e shtetit vetëm që të mbajë regjimin e tij. Prandaj, duke përfunduar zoti Peka, dua të them që, sinjalet nga Brukseli nuk janë të mira. Dihet që pavarësisht entuziazmit ose nevojës që ka Rama që t’i japim pak kohë. Situata e Shqipërisë është, është shumë e vështirë për arsye sepse edhe njëherë, edhe në takime ndërkombëtare, edhe në takimin e Armenisë që bën Komuniteti Politik, Europian, Van der Leyen, Kosta dhe të gjithë thanë, principi i funksionimit të shtetit të drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të tjera, janë principe të panegociueshme. Ky është shumë larg prej tyre, prandaj e gjithë kjo gjë që po bën Rama, nuk është gjë tjetër veçse një lojë me Vuçiçin për të rikthyer edhe njëherë atë pushtetin e tyre okult dhe të tallen me me popujt në Ballkan.




