Rama u dha garanci karteleve se më keni mua!’ Çollaku: Ja pse del me Ballukun në krah
Dalja e kryeministrit Edi Rama krah Belinda Ballukut e cila është në në statusin e të pandehurës nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është dekoduar nga analisti Basir Çollaku I ftuar në studion e Task Force.
Çollaku thotë se ky veprim është mesazh i drejtpërdrejtë dhe sfidues ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas analistit, Rama po u dërgon një sinjal “bandave në pushtet” se “më keni garanci mua”, duke ushtruar presion mbi prokurorët dhe gjyqtarët që hetojnë dosjen e ish-ministres.
Në kontrast me situatën në Shqipëri, u soll shembulli i zgjedhjeve të fundit në Hungari, ku partia e Orban humbi. Çollaku thekson se ndryshe nga Rama, Orbán lejoi që “vota të prodhojë rotacion”
Fatkeqësisht kryeministri është bërë një etalon servili për të gjetur lider evropian dhe botëror që ka një miqësi, ka një afinitet me Trumpin. Ishte duke kërkuar shtigje për të amnistuar vetveten me axhendën e mëhershme dhe të mëparshme. Nëse Rama do kishte edhe gjysmën e sjelljes së Orban në raport me zgjedhjet dhe pushtetin, në 2021-shin Rama të paktën, edhe më herët ndoshta, por domosdoshmërisht në 2021-shin, ai do kishte kaluar në opozitë. Dhe fakti që sot ai ishte një mesazh për bandat në pushtetin, që janë shtabe elektorale të përbashkëta. Mos pyesni për asgjë. Më keni garanci mua. Dhe tani kur ai del në një guidë publike me Belinda Ballukun, me të pandehurën e krimit të organizuar. Le t’a dëgjojnë këta çunat dhe vajzat e SPAK-ut që rrinë atje nga gjashtë muaj.
Unë kam parë dhe shenja që kërkojnë heqjen e akuzës për ish-drejtorin e prokurimeve. Po. Nëse ti heq një nga provat përballuese.
. Nuk është, nuk është subjekt i gjykatës, i Gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm, i prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm sepse kjo është në grup me Ballukun. Është organizatë kriminale. Si do i ndash ti fije-fije? Unë po shoh një tentativë inceneratori te dosja e Ballukut.




