Rama, modeli i dembelit miliarder…

Basir Çollaku

 

Shqiptarët janë dembelë, punë ka, por ata nuk duan, një nënë më tha po më fyen se më ke gjetur punë për djalin te privati, të gjithë duan shtet, kemi mijëra vende pune bosh por ne s’jemi të kualifikuar, ne kemi bërë punë në dy vite sa 23 vite të marra së bashku thotë kur ja do teprimi, muaji shkurt ka 30 ditë e të tjera vreshtari fjalësh nga Qeveria, po sulmojnë veshët tanë kto ditë. Të tilla synete leksikore, mund të bëjë vetëm një Kryeministër halleshumë me mendimin dhe mendjen. Po të ishin shqiptarët dembelë, siç mideja ia do KM, ta thotë për të dalë nga hullia qorre ku ka rënë, ne nuk do të kishim politikanë hajdutë miliarderë. Sepse, ata fundja janë majmur në një sasi aq marramendëse nga puna e këtyre “dembelëve” Po të ishim krejt dembelë, o i uruar kryeministër, zor të kishim dëgjuar dhe lexuar raportin e OSBE, që ju jeni një ndër dembelët, si shqiptarë me sa dimë ne, por bash ia keni dalë të mbushni një llogari bankare diku ndër Kajman, apo gjetkë me plot 200 milionë euro. E pse te punojne te tjeret kur ti nga ndenjesja ja dole te trashesh zerot pas 200-tes duke u bere sipas raportit te OSCE, dembeli me miliarder ne Shqiperi…??!!! Si dembelministër kulture, si kryedembel bashkiak i Tiranës në 11 vite , e kryedembelqeverie në këto tre mote, keni ndenjur aq shumë sa ju kanë zënë thinjat gjithandej. Ashtu plot përtaci ngaqe jepni shembullin personal në dembelizëm, na treguat publikisht se jeta juaj e vështirë, disi jetim deri vonë në të bërit prind, e krejt pa fat në punë strehimi, shpëtuat më ardhjen e fatit të bashkëshortes suaj Linda, e falë punëtorisë së saj, ju u bëtë me një copëz shtëpi të vogël vetëm 50 metra të gjatë e disa dynymë oborr. Kur të vjen dembelizmi, hapi derën, ske çfarë ti bësh. Kjo ju ka ndodhur ju, me aq vite punë, mezi sajuat 3 mijë euro, sipas deklaratës së pasurisë, në moshë afër 50 vite, skishin as shtëpi, as katandi, por vetëm 3 mijë euro mënjanë. Deshi fati të shpërthejë dembelizmi juaj dhe salltanetet ju erdhën plot. Ashtu i keni dhe ministrat jo shqiptarë besoj. Të gjithë këta të huaj të qeverisë suaj në kabinet, mezi mësuan shqip se nuk kishin kohë e po punonin, për të bërë miliona euro me koncensione. japin para me koncension, prurësit më të parë. I ke parë sot, Beqja, Ahmetaj, Tahiri, Gjiknuri, të gjithë fukarenj të akuzuar për miliona euro në dy shifra, aq dembelë janë sa nuk po ju zënë dot juve kryedembelin, që i kapët 200 milionë, duke punuar më pak se ata. Sa nisi Shkëlqim Cani të bënte sikur punonte, të kthjellohej se TVSH, e do pare të tjera nuk faleshin kaq shumë, e hoqe. Bëre mirë. Kokërr dembeli ishte ai. Ka lezet ky tjetri, Ahmetaj. Gjithë ditën anglisht., Nuk duket hiç shqiptar. Koncensione pa mbarim, punojnë të tjerët, ai rri. Po kështu anglezët e Croën Agents, të vetmit që nisën të duken pak fare si shqiptarë, se thanë po bëjmë ndonjë punë për këtë vend, i përcolle, ikën. Dembelë të mëdhenj, morën 8.2 milionë euro duke ndenjur, lanë shoqninë qeveritarë të rruajë ca qindra milionë euro të tjera, e gjitha e shkrirë nga dembelizmi. Ja ke këto dashamirët e tu në parti, dembelizëm dynjaja, ende se kanë antarësuar gjithë popullin në PS. U shkri Taulant Balla, po përtac i madh, vetëm për vete sheh. Po ku të kuptojmë ne ty. Ti i ke lënë shqiptarët e tu, të shesin drogë pa hesap, kta përtojnë, japin parcelat policisë ti menazhojë ajo. Ke parë kështu qafirësh mosmirënjohës. Pa le kryebashkiaku Erion Veliaj. Kokrra e dembelit. Sprek punë me dorë. E ka mendjen nga liqeni, për hije e plazh. I ka shkrepur të sajojë një hamam aty e të pushojnë gjithë qytetarët dembelë. Je në pikë të hallit për besë. Ku qeveriset ky pis milet dembel. Dembeli yt, është kokrra e dembelit, i duhuri për tu dhënë me koncension. Jepi me koncension shqiptarët, se janë dembelë, sajo një popull tjetër. Po jepe shpejt, se mos u ndërron mendja e dalin në punë shqiptarët. E pastaj sdihet. Të bëjnë dhe ty punëtor. Apo më mirë merru lekët. Zoti kryeministër, po përse duhet të punojnë shqiptarët. Ti ke hapur 300 mijë vende punë, kanë ikur 200 mijë shqiptarë, 200 mijë të tjerë presin llotarinë amerikanë, ska njerëz për aq shumë vende sa ke krijuar ti. pak më pak o burrë i dheut, jo kaq shumë punë se na mbyte. Ka vërshuar eksodi në drejtim të Tiranës për të zënë kto vendet e punës me minimumi 1500 euro, që ke sajuar, sapo të kanë dëgjuar kur the shqiptarët janë dembelë. Nuk të ngjajnë hiç ty. Edhe pikturat përton ti bësh sagllam në telajo, kap çtë të dalë para, letra apo njerëz në kurriz dhe hedh veprën tënde. Tani nuk di në ja ke thënë këtë herë sekretarit amerikan John Kerry, këtë punën e dembelizmit, kur ai tha se ne dembelët shqiptarë jemi pjesë e aleatëve në Irak, Afganistan, kundër ISIS e terrorizmit, e gjetkë. Ske faj. Aq dembelë janë shqiptarët që luftojnë, sa përtojnë ti largohen plumbit dhe vdesin në krye të detyrës. Madje përtojnë pastaj të çohen e marrin medaljet që u japin aleatët. Të çuditshëm për besë. Dembelë fisnikë. Duhet i fort nderuar kryeministër të heqësh qafe shqiptarët nga Shqipëria, se nuk bëhet vendi me dembelë. Gjej një popull tjetër e sille këtu, se ne s’na mbetet hatri fare. Një milionë e gjysmë kemi ikur, gjysma e mbetur është rrugës, bosh e ke. Ndaj mos u bëj dembel, sill një popull tjetër ktu, se s’po të lëmë të flesh rehat..

Share it :