Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim i urtësisë artificiale

Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim i urtësisë artificiale

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama kontrollon mbi 90 përqind të medieve ndërsa ‘studimi’ i tij është keqpërdorim i urtësisë artificiale

“Ky është rasti më klasik i shpërdorimit të urtësisë artificiale, e cila në vetvete nuk ka asnjë gabim në atë që thotë, por në fakt rezultatet e saj nuk kanë asnjë lidhje me kapjen apo jo të medieve.

Janë metodologji krejtësisht të tjera ato që përdoren për kapjen e medieve dhe që kanë provuar se në Shqipëri kontrollon 90 përqind, 92 përqind të medieve.

Shikoni se si Edi Rama duke paraqitur pro-opozitar Ymer Çorapen, Karlo Bolinon, etj, etj kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe botën.

Nuk ka turp, por ai nuk di se ç’bën”, tha Berisha.

Share it :