Diplomati Agim Nesho i ftuar ne ‘Çim Peka Live’, ka analizuar zhvillimet e fundit politike si dhe lojën që Edi Rama po bën per pushtet.
‘Është pikërisht ky momenti ku të gjithë ndërkombëtarët janë unifikuar në qëndrimin e tyre që duhet mbajtur ndaj Shqipërisë: Që çdo veprim për 15 kushtet duhet të zbatohet pikë për pikë në mënyrë që Shqipëria të mos humbë trenin e radhës në Evropë dhe që kjo duhet të jëtë një marrvëshje gjithëpërfshirëse”.
“Sigurisht që kjo që po ndodh është një lojë e Ramës për t’i paraprirë një humbje në zgjedhjet e ardhshme ose për të bërë një negocim më faktorin ndërkombëtar…
Ndërkohë që Rama vazhdoi në lojën e tij me ndërkombtarët dhe lobizmin. Tashmë këto kanë rënë. Gjithmonë e më shumë Evropa është e përqendruar në rajonin e Ballkanit. Sot po ta shikoni Ramën kishte disa nota kritike ndaj vendeve europiane duke u thënë atyre se janë disa gjëra që duhet t’i vendosë parlamenti.
Dmth kur vjen fundi i lojës, figurat autoritare kërkojnë dëshpërimisht të luajnë gjoja me sovranitetin, por në fakt thjesht kërkojnë të negociojnë humbjen e tyre”.




