Rama kërcënon Adriatik Llallën: Arresto ish-ministrat e Berishës dhe mos u merr me Mimin dhe Tahirin

rama llallaKryeministri Edi Rama  gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh se vlerësimi nga progres raporti që Komisioni Europian do i bëjë të martën Shqipërisë do përcatojë nëse qeveria i ka bërë si duhet ose jo detyrat. Kryesocialisti paralajmëroi se në kuadër të reformës së thellë në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, disa ish-ministra të qeverisë Berisha pritet të dalin para drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se pjesë e hetimeve të Prokurorisë dhe pyetjeve të saj do të jenë dhe ish-ministrat dhe ish zyrtarë të lartë të shtetit. Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Rama theksoi se qeveria po punon në këtë kuadër.

“Nuk mund të luftohet pa një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës. Grupi i punës që ka nisur punën, do të vërë së shpejti një material për të startuar një diskutim të madh dhe për të bërë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Deri më sot nuk janë bërë këto, për hir të vërtetës, pasi janë çështje që lidhen me zyrtarë shumë të lartë, çështje që lidhen me një sërë fushash me ndjeshmëri të madhe për publikun. Jemi në pritje të rezultateve të Prokurorisë. ish ministria do të përfshihen në rrugën e kërkesës për hetim nga ana e Prokurorisë, dhe ish zyrat të lartë do i ndjekin në këtë rrugë.”- tha gjatë fjalës së tij kryeministri Rama.

Një ditë para se Komisioni Europian të publikojë raport progresin për Shqipërinë, draft që do të përcaktojë marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama tha se mbi të gjitha ky vendim si në muajin Dhjetor dhe në Qershor nuk do ketë lidhje me Shqipërinë.

“Mosdhënia e statusit në muajin dhjetor, nuk i bëri mirë as ne dhe as BE. E kam thënë dhe atëherë dhe vijoj ta them para syve të autoriteteve që kam pasur mundësi të takoj. Gjithsesi kjo është Europa e sotme dhe detyra është të bëjmë një për një detyrat e shtëpisë. Për ne, në rast se Raport Progresi do konfirmojë se qeveria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e shkruara për Shqipërinë, qysh para dhjetorit duke nënvizuar se trendi është ai i stabilizimit të bilancit pozitiv do të thotë që e kemi kryer detyrën dhe pastaj vendimmarrja në KE i takon të gjitha vendeve anëtare dhe sic nuk lidhej në dhjetor, aq më pak lidhet në këtë qershor me vetë Shqipërinë pas zgjedhjeve evropiane që hapën një debat shumë të madh dhe e kanë vënë Europën dhe BE para dilemash të forta”.

Share it :