Rama, dekoratë bandave për të integruar krimin në BE..!!

Rama, dekoratë bandave për të integruar krimin në BE..!!

Nga Basir Collaku

Edi Rama, dekoron me mirënjohke partiake Çyrben, një deputet të sapo dalë nga burgu i SPAK për lidhje me bandat e trafikut të drogës
Dhe çuditërisht një tjetër certifikatë mirënjohje për babanë e harruar të koordinatorit të Krimit të Organizuar, në kërkim ndërkombëtar nën akuzë për organizatë kriminale.
Dhe mediet brohorasin duke e përcjellë live
Dhe ndërkombëtarët rrudhin gjuhën. Duartrokasin.
Ai i pandehur i vonuar dhe i munguar i SPAK motivon bandat live. Publikisht
Dhe ca burokratë kos e dhallë e sajdisin për integrim. Sepse janë sajdisur nga narcokryeministri.
Evropë e shkërmoqur.
Ate se rruajnë çfarë ndodh në Tiranë. Fare. Hiç. Aspak.
Jo !
Japin leksione demokracie e u thonë po horrave të Mafies. ??!
Çfarë u dashka BE nëse bandat amnistohen nga qeveria hapur?!
Çfarë u dashka BE, kur fondet e tyre plaçkiten nga ministrat e Ramës dhe ata mbyllin veshë e sy pasi hetojnë vjedhjen e këtyre ministrave e fërkojnë kurrizin në Bruksel Ramës?!
Çfarë u dashka BE kur gjithë prokuroritë e tyre kanë dosjet e kriminelëve shqiptarë duke punuar bashkë me Ramën dhe prapë se rruajnë?!
Çe do. Për sa kohë shqiptarët e pranojnë përse të merakosen ata. !!!
Fishta ka qenë plot mend e vend kur edhe zemërimi fliste..!!

Share it :