Qeveria, armike e interesit publik, i urren shqiptarët e thjeshtë/ Meta: Korrupsion i shfrenuar qeveritar

Kreu i Partisë së Lirisë deklaron se paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Meta shprehet se buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë.

Ai thekson se kjo qeveri është armike e interesit publik dhe i urren shqiptarët e thjeshtë.

“Buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë. Kjo Qeveri i urren shqiptarët e varfër dhe të ndershëm. Ajo është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më parë. Ndryshim me çdo çmim”, deklaron lkreu i PL-së Ilir Meta.

Share it :