Nga Ylli Manjani
Më duhet të mos pajtohem thellësisht me Fatos Lubonjën, kur krahason qenin e rrugës me Erion Velinë.
“Më mirë votoj qenin e rrugës sesa Erion Velinë”- thotë Fatosi.
Qeni, edhe ai i rrugës, është fisnik, besnik e i dashur. Qeni shërben me përunjësi e mirnjohje. Qeni nuk gënjen kurrë. Qeni nuk është as mizë në bythë të kalit e as plesht, përkundrazi ai si honeps dot parazitët, as pordhalecët.
Erion Veliaj i vret qentë e rrugës, kundër çdo norme!!!
Nuk kanë krahasim. Qeni është shumë më lart sesa Erion Veliaj.




