Qëllimi i karrierës, të përgatitesh për tregun e punës

cv biznesPër të qenë i suksesshëm, është e rëndësishme të përputhësh nevojat, aftësitë dhe kërkesat e tua me mundësitë reale të tregut. Është e rëndësishme të takohesh dhe bisedosh me një këshillues karriere, prandaj mos ngurroni të trokisni në dyert e zyrës rajonale të punësimit. Aty do të jetë gjithmonë një portë e hapur për të rinjtë. Në fakt, procesi i punësimit nuk është shabllon dhe ndryshon në varësi të sektorit, të kompanisë, të vendit të punës etj. Sidoqoftë, ka disa parime apo karakteristika kryesore që janë të ngjashme dhe që duhet t’i njihni para se të filloni të kërkoni punë. Procesi i punësimit përbëhet nga disa etapa: rekrutimi, përzgjedhja e parë dhe përzgjedhja përfundimtare. Rekrutimi. Është procesi i kërkimit për kandidatë të përshtatshëm nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Kjo nuk do të thotë që punëdhënësi kërkon të punësojë me siguri. Ka raste kur kompanitë apo punëdhënësit nisin procesin e rekrutimit, vetëm për të testuar tregun vendor dhe për të mbledhur të dhëna dhe CV të kandidatëve të mundshëm për t’i pasur për mundësi që hapen në të ardhmen.

Mënyrat e rekrutimit mund të jenë: Lajmërim në shtyp: të gjitha kanalet dhe mjetet që konsiderohen të përshtatshme. Një formë e veçantë, gjithmonë e më e përdorur është interneti. Lajmërim i brendshëm: shpesh kompanitë e mbajnë procesin e rekrutimit vetëm për stafin e brendshëm; Referim: Punëdhënës të tjerë referojnë, apo rekomandojnë kandidatë që i njohin dhe kanë përvojë të mire; Agjenci punësimi: janë agjenci të veçanta, të cilat bëjnë procesin e rekrutimit për kompanitë apo punëdhënësit. Ato mund të jenë publike ose private. Për Shqipërinë, janë Zyrat Rajonale të Punësimit, pranë të cilave ju mund të regjistroheni duke shprehur kështu interesin tuaj për të punuar. Shërbime të tjera: Aktivitete apo forma të tjera mund t’i shërbejnë kompanive për të gjetur kandidatë të mundshëm, si për shembull panairet e punës, institucionet arsimore, apo internet. Kompanitë nuk mund të intervistojnë të gjithë aplikantët, prandaj është një hap i ndërmjetëm i cili quhet “shkurtimi i listës”. Punëdhënësit kontrollojnë të gjitha aplikimet dhe kualifikojnë vetëm ata kandidatë që kanë arsimimin, aftësitë dhe përvojat e përshtatshme për vendin e punës.

 

Përzgjedhja

Është hapi përfundimtar, nëpërmjet të cilit kompania përzgjedh kandidatin që konsideron më të mirë. Ndonjëherë kompanitë bëjnë vetëm intervista ballë për ballë, ndonjëherë edhe një testim me shkrim konsiderohet i nevojshëm. Mos u çudisni, ndodh që intervista të jetë edhe telefonike. Intervista është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të ketë pyetje për arsimimin, aftësitë, dhe përvojat e mëparshme, por edhe për tiparet e personalitetit. Për punëmarrësin, është thelbësore të kuptojë se i riu/e reja që po marrin në punë ka tipare të mira personaliteti dhe vlera si ndershmëria dhe integriteti. Gjithashtu me shumë vlerë çmohen aftësitë e komunikimit. Mos ngurro t’i theksosh vetitë e tua të mira të personalitetit në dosjen e aplikimit, apo gjatë intervistës.

 

Çfarë është CV-ja?

CV-ja është deklaratë lidhur me kualifikimin tuaj akademik dhe profesional. CV-ja është dokumenti i parë që ju nevojitet për punësim, fitim të çmimeve, bursave, shkollim, panele diskutimi, prezantime etj. Njerëz të profileve të ndryshme do ta shikojnë biografinë tuaj dhe në bazë të sajë do vendosin të të përzgjedhin apo jo. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që CV-ja juaj të ketë informata të sakta, konkrete dhe të paraqesë gamën tuaj të njohurive si në aspektin akademik po ashtu edhe në aspektin profesional. Nuk ka vetëm një formë të vetme të përgatitjes së CV-së, ajo duhet të jetë e ndryshme varësisht se për çka aplikoni. CV-ja juaj duhet të jetë e strukturuar ndryshe nëse aplikoni për shkollim dhe e ndryshme nëse aplikoni për punësim. CV-ja duhet të jetë fotografi e juaja personale, profesionale, akademike. CV-ja duhet të pasurohet përgjatë kohës dhe duhet të paraqesë trajektoren e jetës suaj, duke filluar nga shkollim, puna praktike, punësimi, trajnimi, aftësimi. CV-ja juaj duhet të paraqesë shumë qartë anët tua të forta, dhe të minimizojë anët tua negative ose jo të nevojshme për pozitën e caktuar. Ajo duhet të rishikohet për secilën pozitë që aplikoni. Para sa të aplikoni, ju duhet të konsultoheni me zyrën e karrierës dhe të bëni këto pyetje vetës: A i paraqet CV-ja ime të gjitha informatat që kërkohen? Puna praktike e specifikuar në CV-në time a është relevante për pozitën që aplikoj? A është relevant informata lidhur me gjininë, moshën, përkatësinë time? Ju duhet të kujdeseni që para se të përcjellin CV-në tuaj, të analizoni mirë se si ju prezanton CV-ja juaj.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news