Shkarkimet nga puna në administratën e Kuvendit të Shqipërisë kanë vënë përballë tyre ish-kryetaren Jozefina Topalli dhe kreun aktual, Ilir Meta. Pas akuzave të drejtuara kundrejt mazhorancës për keqqeverisjen e vendit, zonja Topalli i kërkoi publikisht shpjegime Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës, që të rikthejë nga puna punonjësit e shkarkuar, si dhe atyre që u ka shkuar letra për shkëputjen e kontratës së punës. Gjatë fjalës së mbajtur një ditë më parë në Parlament, Topalli falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e kohës kur ishte në krye të Kuvendit, duke thënë se ata i kanë shërbyer shtetit dhe jo personalisht asaj.
“Zoti Kryetar i Kuvendit, më vjen keq që të ta them, është më mirë që ta marrësh përsipër dhe ta thuash, po mor po, jam në dijeni. Nuk ka kryetar institucioni që s’është në dijeni se çfarë ndodh në administratën e tij. Po ju lexoj emrat që keni hequr nga puna, 20 vite në punë. Unë dua t’i falënderoj të gjitha këto vajza të reja, nëna të reja, që dridhen në shtëpitë e tyre, bukë nuk kanë; kanë humbur nga pesha e tyre, nga dridhja dhe terrori nga agonia që i kanë mbajt gjatë këtyre muajve të punës duke pritur fletën.
Do të them një gjë z. Kryetar. Kthe në punë këta njerëz, se kanë punuar për shtetin, e jo për Jozefinën. Kanë punuar për Parlamentin, u kanë shërbyer të gjithë deputetëve, jo këtyre që janë sot, por atyre që për 20 vite kanë bërë që të ndryshojë ky Parlament dhe ky vend”, – deklaroi Topalli.
Në përgjigje të thirrjes së ish-kryeparlamentares Topalli, Ilir Meta i kërkoi sekretarisë së Kuvendit të mbajë shënim të gjithë emrat e përmendur, duke premtuar se në seancën e radhës do të japë shpjegimet e nevojshme.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh i gatshëm për të bërë transparencë mbi ristrukturimin e administratës së Kuvendit si nëpërmjet mbajtjes së një interpelance ashtu edhe pro ngritjes së një komisioni hetimor.
“Këto informacione që ju i keni, unë nuk i kam. Kam qenë në vizita jashtë vendit. Për shkak të seriozitetit të kësaj çështjeje, që nuk duhet të përzihet me festën e PD-së, edhe pse nuk kam detyrë të bëj interpelancë, jam gati që në çdo kohë që ju e kërkoni të bëj një interpelancë për problemet e reformës që po bëhet edhe në administratën e Kuvendit të Shqipërisë, për çdo emërim, për çdo vendim gjyqi dhe për çdo konkurs që do të bëhet në përputhje dhe në respekt të ligjeve dhe rregullave në Shqipëri. Herën tjetër, sa të marr informacionin, jam gati të përgjigjem. Unë jam Kryetar i Kuvendit dhe detyra ime është të kërkoj zbatimin e ligjit. Prandaj, jam gati t’ju jap llogari për çdo emërim, që është bërë dhe që do të bëhet në Kuvendin e Shqipërisë. I qëndroj angazhimit që çështjet e Kuvendit të administrohen me transparencë dhe në akses të plotë edhe për opozitën. Ju bëni kërkesën unë jam gati të bëj sqarimet dhe të rregullojmë ndonjë gabim që mund të jetë bërë edhe në bashkëpunim me ju”, – tha Meta. Akuza për shkarkime nga puna në administratën publike pati edhe nga deputetë të tjerë të opozitës. Nga ana e tyre përfaqësuesit e qeverisë thanë se administrata do të shkurtohet me 20 për qind për t’iu përshtatur programit politik si dhe për t’u kushtuar më pak shqiptarëve.
Berisha: Në Pallatin e Brigadave Rama shkarkoi 12 sanitare, mendon se i vendosin çimka
Shkarkimet nga puna në administratë u bënë pjesë e debateve në Kuvendin e Shqipërisë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalimit të mbajtur në debatet e lira, Berisha akuzoi direkt Kryeministrin për shkarkime nga puna. Ai tha se vetëm në Pallatin e Brigadave 12 punonjës shërbimi janë shkarkuar në një ditë. “A e dini se me urdhër të kryekreut po bëhet gjahu i sanitareve se ato janë informatore. Mendon se ato mund të vendosin çimka. Për këto janë marrëzira dhe çmendurira. Absolutisht ky është turpi. Beteja me pastrueset, me rrobalarëset, me elektricistët është beteja më denigruese juaja”, – deklaroi Berisha.
Në lidhje me çështjen e statusit, ish-kryeministri Berisha tha se kjo çështje mbetet ende e pasigurtë, por garantoi mbështetjen e PD-së për të lobuar në interes të Shqipërisë.
“Z. Kryetar, mendoj që nuk e di se si do të shkojë çështja e statusit. Uroj dhe i përkas pikëpamjes që absolutisht e meritojmë, por me këto vendime që po bëni çdo ditë dhe po jua them edhe një herë dhe, kur na i thonë neve, jua thonë edhe juve, problemi më kryesor është problemi i administratës. Po bëni një gabim shumë të madh. Po kënaqni disa grupe aktivistësh dhe militantësh dhe po dënoni me statusin të gjithë shqiptarët”, – deklaroi Berisha.
Topalli publikon listën punonjëse të Kuvendit të shkarkuar ose të atyre që janë në pritje
1.Sidita Saraçi
2.Elma Higega
3.Lek Negri
4.Jak Gjoni
5.Gentiana Tabaku
6.Malton Dibra
7.Alfred Bojaxhi
8.Arben Grori
9.Bashkim Çoku
10.Shpëtim Kacaci
11.Fatmir Shkëmbi
12.Neada Selmani
13.Dorina Azo
14.Viktor Kazonizaj
15.Shpëtim Kelmendi
16.Altin Kraja
17.Tufik Kalleshi
18.Ornela Kiçi
19.Valbona Upcama
20.Ilda Ziu
21.Migena Dibra
22.Etrit Teliti
23.Suela Musta
24.Krenar Velçaj
25.Renald Meiko
26.Flevio Muzali
27.Enis Hoxha
28.Zmian Veliaj
29.Eni Pilko
30.Blerina Toslluku
31.Jon Noja
32.Erdit MalajNë pritje për t’u shkarkuar
33.Arta Sakja
34.Agim Përllaku
35.Kol Kamsi
36.Jetmir KariniU ka shkuar letra për shkarkim
37.Albana Elmazi
38.Jana Troshani
39.Nivini Lekaj
40.Anton Dukagjini
41.Pjerin Kiri
42.Agim Caka
43.Erjon Meta
44.Elena Misja
45.Arjeta Çefa
46.Amanda Karapici
47.Keltion Hesolli
48.Elmal Tauzi
49.Almina Bujari
50.Kostana Furrxhi
51.Erald Osmanllari
52.Albana Kraja
53.Irena Çobani
54.Baki Shehu
55.Marjola Gjorga
56.Mirxhina Lekaj
57.Lek Trahaxhiaj
58.Rudi Shiroka
59.Zamira Musaraj
60.Elena Toto
61.Rezarta Shtylla
62.Najada Kromilla




