PUNËT E KËQIJA’ Rama 32 mln €, Nga parate e shqiptareve për Ron Yeffet ne nje vit

Ron Yeffet, një personazh kontravers, i dëbuar edhe nga vendet afrikane me dyshimet për përfshirje në afera korruptive, i akuzur në SHBA për mashtrim e zhvatje, gjen në Shqipëri parajsën.

Jo vetëm financiare për pasurimin e tij në periudhën e tretë të jetës, por të vendos edhe të gjithë shtetin në dispozicion të “punëve të këqija”.

Për trafikun e armëve, do të flasim në një moment tjetër, por sot do t’ju tregojmë se brenda 10 muajve, në llogari të kompanisë Timak Defence, ku Ron Yeffet dhe Arjeta Puca kanë 80 % të aksioneve e rrjedhimisht edhe 80 % të fitimit, Edi Rama ka disbursuar 32 milionë euro.

Audiopërgjimi i publikuar nga Arben Ahmetaj, na vërtetoi hipotezën e ngritur nga Plug që në krye të herës, pasurimin e miqve të Kryeministrit Edi Rama. Ky është qëllimi kryesor i Ron Yeffet.

Pas ligjeve dhe VKM-ve të posaçme, Edi Rama hapi thesin për mikun e tij, duke i dhënë në vetëm 10 muaj 32 milionë euro. 

Që në momentin e parë që Ron yeffet u bë pjesë e Timak shpk dhe aksionerë në Timak Defence, kjo kompani ka marrë ka marrë 1 miliardë lekë pagesa nga thesari i buxhetit të shtetit, apo rreth 10 milionë euro.

Konkretisht, Timak Difence ka marrë një pagesë në datën 29 tetor 2025 nga Reparti Ushtarak Nr.3001, me përshkrim ndertim i sistemit anti dron C-UAS…. vlera e pagesës ka qenë rreth 608 milion lekë apo më shumë se 6.2 milionë euro.

Pesë ditë më pas, në datën 4 nëntor 2025, Reparti ushtarak Nr. 4300, kryen një pagesë me vlerë 440 milion lekë, apo rreth 4.8 milionë euro, me përshkrim: blerje automjete taktike transporti te lehte vendim 2 dt 26.9.2025.

Pra, shuma e raportuar në bilance  nga kompania Timak Defence, prej rreth 10 milion eurosh për vitin 2025, është vlera e parave që buxheti i shtetit i ka transferuar kësaj kompanie vetëm pak javë pasi ishte themeluar. Dhe ashtu siç  raportohet, paratë janë përdorur për të blerë makinat Toyota, Land Rover apo MAN, të cilat janë rilyer te kapanoni i kompanisë Timak Difence për ushtrinë shqiptare.

Por, pagesat nga thesari kanë vijuar me gati dyfishin e vlerës së vitit 2025 edhe gjatë vitit aktual. Deri në muajin gusht të këtij viti, kjo kompani ka marrë edhe 1.9 miliardë lekë të tjera nga buxheti i shtetit.

Më 27 prill 2026, Reparti ushtarak 3001, bën një tjetër pagesë me vlerë 506 milion lekë apo rreth 5.2 milionë euro, për sistemin antidron C-UAS. Në total për sistemin antidron, qeveria shqiptare ka paguar deri më tani më shumë se 11 milionë euro, por dronët që sipas kryeministrit do të mbrojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë gjatë samitit të NATO-s në Tiranë, ende nuk dihet se kur do  të prodhohen.

Më 25 qershor 2026, reparti ushtarak 3001, ka kryer edhe një tjetër pagesë me vlerë 1 miliardë lekë, apo rreth 11 milionë euro, me përshkrim shpenzime për mjete dhe pajisje të tjera teknike, kontrata në vazhdim.

Në 11 gusht 2026 reparti ushtarak 4300 ka kryer edhe një pagesë prej 331 milion lekësh, apo rreth 3.4 milionë eurosh, për blerje automjete teknike transporti. Dy pagesat e tjera me vlera përkatësisht 11 milion dhe 8.6 milion lekë kanë ardhur nga institucione jashtë ushtrisë. Në tota. Në më pak se një vit, shteti shqiptar ka paguar për kopaninë Timak Difence 2.9 miliardë lekë apo rreth 32 milionë euro pa tender.

Nga këto, vetëm reparti ushtarak 3001 Tiranë ka paguar rreth 2.1 miliardë lekë, apo më shumë se 22 milionë euro, ndërsa pagesa e dytë e madhe është nga reparti 4300 prej 771 milion lekësh apo rreth 7.9 milion eurosh.

Pra Ron Yeffet, erdhi me duar në xhepa në Shqipëri por me ide të qarta dhe vetëm në 10 muaj arriti të pasurohet, si pjesë e një biznesi të cilit Edi Rama i dha 32 milionë euro. Në emisionet e ardhshme do të ndalemi gjerësisht në kompanitë e tjera të Ron Yeffet dhe projekteve për kapjen e çdo sektori jetik në Shqipëri. Por sot do të mbetemi tek aktiviteti i Timak Defence ndërsa për aktivitetin e kompanisë tjetër të Ron Yeffet, Advances Arm Tecnology, do të ndalemi gjerësisht në emisionin e radhës, për të kuptuar nëse Shqipëria po bënë tregëti apo trafik armësh në zonat në konflikt siç deklaroi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi….

Shqiptarët konsumojnë çdo ditë gjellën e propagandës së Edi Ramës, për dronë që do të ruajn Donald Trump, apo për rivitalizim të ushtrisë shqiptare, ku shumë prej të moshuarve u rikthen në vëmendje armatimet e dikurshme. Por të gjitha këto janë vetëm propaganda dhe lavazhi i trurit, se ajo që po ndodh në të vërtetë është pasurimi i Ron Yeffet për llogari të Edi Ramës.

32 milionë euro janë vetëm maja e ajsbergut, pasi në kuadër të “punëve të këqija” miku izraelit i Ramës ka zgjeruar rrjetin me shumë biznese të tjera, për të cilat do të ndalemi gjerësisht në emisionin e ardhshëm. Por një apel vlen për shqiptarët që çdo ditë dalin në shesh siç dhe për institucionet e drejtësisë, të veprojnë e të ndalin këtë hemoragji qindra-miliona euro, sa nuk është vonë!

Të ndalin vjedhjen nga xhepat tyre, nëse nuk duan që kurrizit të fëmijëve, tu shtojnë një listë të gjatë borxhesh që duhet ta shlyejn me varfërimin e tyre për shkak të vjedhjes së pasurisë kombëtare!/ Emisioni PLUG

 

 

 

 

PUNËT E KËQIJA’ Rama 32 mln €, Nga parate e shqiptareve për Ron Yeffet ne nje vit

Emisioni investigativ Plug u transmetua në Syri TV më 7 tetor 2026. Sot nisi sezoni IV i këtij emisioni

Pjesa e Parë

Mirëmbrëma! Filloi PLUG! Në sezonin e kaluar ju kemi denoncuar biznesmenin izraelit Ron Yeffet. Ju treguam se si kryeministri Edi Rama po përdorte Ron Yeffet për afera të dyshuara korruptive. Se si po kalonte ushtrinë shqiptare në duart e mikut te tij izraelit, që nga investigimi nuk ishte një njohje rastësore, por me fije deri tek Charles Mcgonigal, miku amerikan i punëve të errëta në Edi Ramës. Një audiopërgjim i publikuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj jo vetëm konfirmoi ato që ne kemi pas denoncuar, por ka zbuluar një skandal edhe më të rëndë.

Se nuk bëhet fjalë vetëm për zhvatje të parave të shqiptarëve, por edhe dyshime të forta për trafik armësh. Në këtë sezon, ky dyshim, por edhe raste të tjera ku janë shtrirë tentakulat e Rony Yeffet do të jenë objekt i invetigimit tonë. Për tju faktuar se Edi Rama, nga skemat e tenderave dhe koncesioneve korruptive tashmë ka kaluar në një tjetër fazë, atë të vjedhjes dhe përvetësimit në duart e rrethit të tij miqësor e familjar të të gjithë fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.

Por le ti marrim me radhë!

Sot do të ndalemi gjerësisht tek audiopërgjimi, për të kuptuar se cilët janë personazhet që janë përfshirë në këtë audiopërgjim, kush ishte synimi i tyre, dhe më e rëndësishmja, a u realizua skenari?!

Për herë të parë përfshirja e Ron Yeffet me aferat në Shqipëri, fal miqësisë me Edi Ramën, u denoncua nga ish-zëvenëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës, për shkak të pozicionit, e sot në ekzil.

Por duket se plani i kryeministrit Edi Rama, me mikun e tij izraelit u realizua edhe pas largimit të Ahmetajt, vetëm, se jo në fushën e financave e të borxhit publik, por fillimisht në një sektor po aq të rëndësishëm, atë të armatimit dhe ushtrisë.

Kjo është deklarta e kryeministrit Edi Rama pak muaj më parë, pasi kishte firmosur marrëveshje për të kaluar ushtrinë dhe armatimin e ushtrisë shqiptare në dorë të disa kompanive izraelite. Në pranverën e vitit të kaluar, nga Vlora, kryeministri Edi Rama, sëbashku me ish zv. kryeministren Belinda Balluku dhe Ministrin e Mbrojtjes Piro Vengu do të firmosjen memorandumin e bashkëpunimit, që do t’i hapte më pas rrugën për qindra miliona euro pagesa për kompaninë izraelite Elbit Systems, një kompani që gjithashtu është Hetuar nga NATO për përfshirje në akte korruptive.

Në rresht të parë, në këtë takim qëndronte i ulur edhe Non Yeffet, izraeliti i cilësuar si miku personal i kryeministrit Edi Rama njëherësh edhe këshillues i tij, e që sëfundmi u përfshi edhe me kompaninë e tij në sektorin e mjeteve ushtarake, që po ashtu e kontraktuar dhe e paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Emisioni Plug investigoi për këtë emër dhe rezultoi se ai që nga viti 2018 mban detyrën e Konsullit Honorifik të Senegalit në Izarael dhe njihet si mik i Presidentit të Senegalit Macky Sall. Ai shërbeu në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (Israeli Defense Forces) si Major Sergent në njësi artilerie dhe shpërthimi për rreth 37 muaj para se të fillonte karrierën e tij në sektorin privat si sipërmarrës dhe investitor. Ai ka qëndruar në pozicione konsullore në kuadër të The Consular Corps of Israel, një organizatë që përmbledh konsuj nderi të shteteve të huaja akredituar në Izrael.

Yeffet figuron gjithashtu si biznesmen me interes në tregti dhe investime, me përfshirje në kompani dhe projekte të ndryshme, ndër to nëpërfshirë në Shqipëri dhe Senegal.

Ndërsa në Shqipërinë e propagandës, institucioneve të kapura dhe mediave me gojë të mbyllur, Ron Yeffet shfaqet si mik i kryeministrit, biznesmen i suksesshëm që merr edhe fonde publike, në Senegalin e kontinetit afrikan, duket se skandalet e këtij personazhi janë më të evidentueshme. Janë të paktën 2 skandale të zbuluara në Senegal ku i përfshirë është edhe emri i Ron Yeffet. E para lidhet me përftimin e një kontrate për ndërtimin e një pronë të qeverisë së Senegalit në New York.

I gjithë opinion publik, tashmë e di se e njëjta skemë ishte programuar të ndodhte edhe me pronën e Ambasadës Shqiptare në SHBA, skandal ky i denoncuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj.

Dhe skandali i dytë lidhet me një tokë 10.000 m2 në një zonë bregdetare në Senegal për ndërtim resorti. Kjo kontratë u prish nga qeveria e re në Senegal me largimin e Macky Sall nga pushteti.

Por Plug investigoi edhe më tej, Macky Sall në zgjedhjet e vitit 2019 mori mbështetjen dhe të një tjetër politikani shumë të rëndësishëm Senegalez, Cheikh Gadio.

Këtu investigimi bëhet edhe më interesant pasi ky emër lidhet me një tjetër rast korruptiv që mbërtheu mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare.

Cheikh Gadio u arrestua në nëntor të vitit 2017 sëbashku me shtetasin kinez Chi Ping Patrick HO pasi u akuzuan për korrupsion për përfitime të shoqërisë kineze CEFC. Patrick HO është ish-kreu i CEFC Kinë, Energy Company Limited (“CEFC China”). Sipas akt akuzës për këtë aferë u akuzua dhe Charles .

Share it :