Pse nuk mund të kemi dashurinë që kërkojmë?

pseDashuria e vërtetë na bën të ndihemi të pambrojtur. Një marrëdhënie e re është territor i paeksploruar dhe shumica prej nesh kanë frikën natyrore të të panjohurës.

1. Kur bini në dashuri, do të thotë se po merrni një rrezik të vërtetë. Keni të vendosur një sasi të madhe të besimit tek një person tjetër, duke e lejuar atë të ndikojnë, çka na bën të ndihemi të ekspozuar dhe të pambrojtur. Mbrojtjet tona kryesore janë sfiduar. Çdo zakon që kemi pasur si vetëpërqendrimi, apo vetëpërmbajtja fillon të venitet. Ne priremi të besojmë se sa shumë të kemi kujdes, aq më shumë mund të lëndohemi.

2. Dashuria e re nxit vuajtjet nga e kaluara. Kur kemi hyrë në një marrëdhënie, rrallë herë jemi plotësisht të vetëdijshëm se si kemi qenë të ndikuar nga historia jonë. Mënyrat si jemi lënduar në marrëdhëniet e mëparshme, duke filluar që nga fëmijëria jonë, kanë një ndikim të madh në mënyrën se si ne i perceptojnë njerëzit që kemi pranë si dhe, se si veprojmë në marrëdhëniet tona romantike. Më herët, dinamika negative mund të na bëjë të kujdesshëm drejt hapjes me një person të panjohur. Ne mund të rrimë larg intimitetit, sepse ai nxit ndjenjat e vjetra të lëndimit, humbjes, zemërimit ose refuzimit.

3. Dashuria sfidon identitetin e vjetër. Shumë prej nesh luftojnë me ndjenjat themelore të të qenit i pakëndshëm. Ne kemi probleme për vetëvlerësimin tonë dhe tek besimi se dikush mund të interesohet vërtet për ne. Të gjithë kemi një zë kritik “të brendshëm”, që vepron si një trajner mizor brenda kokave tona, që na tregon jemi të pavlefshëm, apo nuk meritojmë lumturinë. Ky “trajner” është formuar nga përvojat e fëmijërisë së dhimbshme dhe qëndrimeve kritike, kur kemi qenë të ekspozuar në fillim të jetës, si dhe ndjenjat që prindërit tanë kishin për veten e tyre. Përderisa këto qëndrime mund të jetë shumë të rrezikshme, me kalimin e kohës, ato janë rrënjosur tek ne. Këto mendime kritike apo “zëri i brendshëm” janë shpesh të dëmshme dhe të pakëndshme, por janë edhe komode në njohjen e tyre. Kur një person tjetër na sheh ndryshe nga zërat tanë, pra si të dashur dhe të vlerësuar, ne mund të ndjehemi të parehatshëm dhe mbrojtës, pasi ajo sfidon identifikimin tonë.

4. Me gëzimin e vërtetë vjen dhimbja e vërtetë. Çdo herë që ne përjetojmë plotësisht gëzimin e vërtetë, ose ndjejmë përpikërinë e jetës në një nivel emocional, mund të presim që të ndjejmë edhe një sasi të madhe trishtimi. Shumë prej nesh struken larg nga gjërat që do të na bënin të lumtur, sepse edhe kur na bëjnë, ndjejmë dhimbje. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Ne nuk mund të përjetojmë trishtim, pa pritur gëzim. Kur vjen puna për të rënë në dashuri, në vend që të jemi në mëdyshje për të vazhduar, frika e trishtimit do të na inkurajojë.

 

5. Dashuria është gjithmonë e barabartë. Shumë njerëz shprehin hezitim mbi përfshirjen në marrëdhënie me dikë, sepse ai person “u pëlqen shumë.” Ata shqetësohen, se nëse do të përfshihen në marrëdhënie me këtë person, ndjenjat e tyre nuk do të zhvillohen dhe ai do të largohet duke u lënduar apo refuzuar. E vërteta është se dashuria është shpesh e pabalancuar, një person ka një ndjenjë më shumë ose më pak, nga momenti në moment. Ndjenjat tona drejt dikujt janë një forcë gjithnjë në ndryshim. Në një kohë të shkurtër, ne mund të ndjehemi të zemëruar, acaruar, ose madje edhe të urrejmë një person që e duam. Shqetësimi se si do të ndjehemi na frenon duke parë deri ku do të shkojnë natyrshëm ndjenjat tona. Është më mirë që ndjenjat tona të zhvillohen me kalimin e kohës. Kalimi i fajit mbi ne, na mban larg nga njohja me dikë që ka shprehur interes dhe mund të na pengojë nga formimi i një marrëdhënie që mund të na bëjë të lumtur.

6. Marrëdhëniet mund të prishin lidhjen tuaj me familjen. Marrëdhëniet mund të jenë simboli i fundit i rritjes. Ato përfaqësojnë fillimin e jetës sonë si individë të pavarur, autonomë. Ky zhvillim mund të përfaqësojnë një shkëputje nga familja jonë. Pjesa më e madhe ndjehet e thyer nga një identitet i vjetër, por kjo ndarje nuk është fizike, arrin në një nivel emocional të tillë, ku nuk ka më ndjenja si të një fëmije dhe të diferencuara nga dinamikat negative që kanë pllakosur marrëdhëniet tona të hershme dhe kanë ndarë identitetin tonë.

7. Dashuria nxit frikën ekzistenciale. Sa më shumë dashurojmë, aq më shumë frikë kemi se mos e humbim. Sa më shumë që dikush bëhet i shtrenjtë për ne, aq më të frikësuar jemi se mos e humbim atë person. Kur biem në dashuri, nuk përballemi vetëm me frikën e humbjes së partnerin tonë, por jemi bërë më të vetëdijshëm për “vdekshmërinë” tonë. Jeta jonë tani ka më shumë vlerë dhe kuptim. Në një përpjekje për ta mbuluar këtë frikë, mund të përqendrohemi tek shqetësimet më sipërfaqësore, luftojmë me partnerin tonë ose në raste ekstreme, heqim dorë krejtësisht nga marrëdhënia. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se si të mbrohemi ndaj kësaj frike ekzistenciale. Mund të përpiqemi për të racionalizuar veten në një milion arsye, sepse nuk duhet të kemi një marrëdhënie. Megjithatë, arsyet mund të kenë një zgjidhje reale dhe vërtetohen kur kjo frikë thellohet nga humbja.

Shumica e marrëdhënieve krijojnë një sulm ndaj sfidave. Njohja me frikën tonë të intimitetit dhe informimin e sjelljes sonë është një hap i rëndësishëm për të përmbushur një marrëdhënie afatgjatë. Kjo frikë mund të maskohet me justifikime të ndryshme, sepse gjërat nuk po funksionojnë, por mund të befasohemi kur mësojmë gabimet që bëjmë kur kemi dikë më afër.

 

 

 

 

 

10 arsyet e njohjes së shpejtë

Në ditët e sotme, njohjet janë “të shpejta”, mundësitë për të dalë një herë të dytë nëse nuk “ngjisni” me të parën, janë të pakta, ndaj cilat janë sekretet e këtij takimi?

Duke shfrytëzuar sa më mirë minutat e para, mund të kuptosh nëse je duke gabuar ose jo. Njësoj si në një intervistë pune, edhe në dashuri, duhet të mësosh se si të paraqitesh dhe me kë ke të bësh.

Përpiqu të mos jesh banale!

Ai ose ajo që “godet” me të parën në këtë takim të shpejtë, është dikush që prezantohet me pyetje origjinale. Janë të mërzitshme që në fillim pyetjet e tipit: “Nga vjen? Çfarë të pëlqen në përgjithësi? Çfarë pune bën?”. Edhe në jetën e përditshme, në fakt, pyetje të tilla nuk ngjallin ndonjë interes të veçantë. Ndaj është mirë të mendosh diçka ndryshe, në mënyrë që të tregosh se nuk je i ose e zakonshëm/me.

Përgatitu!

Nëse je i/e turpshëm/me ose do të jesh origjinale, atëherë është mirë të përgatitesh. Sigurisht, spontaniteti është i rëndësishëm, por nëse bllokoheni për dy ose tre çështje, është mirë të keni ndonjë përgjigje gati. Gjithashtu, me rëndësi janë frazat se si do të prezantohesh: jo fjalë të përgjithshme, por të veçanta, në mënyrë që të nxjerrësh në pah personalitetin tënd. Mos harro edhe evitimin e momenteve të sikletshme kur askush nuk flet në tavolinë.

Mos domino bisedën!

Është me rëndësi komunikimi mes palëve. Nëse gjendesh përballë dikujt që vetëm flet, mund të jetë shumë e mërzitshme ose irrituese. Bëhet fjalë për një takim, jo monolog. Ndaj lër hapësirën e nevojshme që edhe ai ose ajo të flasë, të rrëfejë.

Mos hyr në detaje të tepërta!

Një takim i parë, duan apo s’duam ne, është sipërfaqësor. Nuk duhet menduar se personi që ke përballë do të të njohë thellësisht në pak sekonda. Ndaj duhet të evitojmë detajet e tepërta të jetës sonë, punës apo karakterit. Nëse nis të rrëfesh fije për fije detajet e një pune që ke në dorë, mund të jetë shumë e lodhshme për palën që mbase deri pak momente më parë kishte qëllime të mira.

Buzëqesh dhe merr të tilla!

Gjuha e trupit është mjaft e rëndësishme, ndaj duhet të prezantohesh me buzëqeshje, sinjal i të qenit i/e gatshëm/me për këtë njohje të re. Me rëndësi është edhe sensi i humorit, pa e ekzagjeruar.

Mëso të lexosh gjuhën e gjesteve!

Çdo gjë që themi ose bëjmë përcjell tek pala komunikuese një reaksion. Nuk është fjala me patjetër për një përgjigje verbale, por shpesh një shprehi në mimikë, një lëvizje goje, një ngritje vetulle, një dorë që prek flokët. Ndaj është me rëndësi të kuptohet se çfarë ndjesie jep tek tjetri biseda jote. Kështu do të ndryshosh ose jo strategji.

Dëgjo!

Përballë një personi që nuk e njohim, është me rëndësi të tregojmë interes në ato që thotë. Me rëndësi gjithashtu është të dëgjojmë me të vërtetë dhe jo në mënyrë sipërfaqësore. Kur kemi përballë dikë që hutohet vazhdimisht gjatë bisedës apo që nuk ndjek fillin e saj, mund të jetë shumë irrituese dhe aspak seksi.

Vish diçka origjinale!

Para se të hapësh gojën, ajo çka godet është imazhi yt, pra veshja. Ka rëndësi të kujdesesh dhe të zgjedhësh diçka që bie në sy. Një manikyr të veçantë, një palë vathë, një aksesor nëse je mashkull, pra, me pak fjalë, diçka që tregon se ke personalitet në veshje dhe stil.

Gjej pikën e përbashkët!

Kur nis të bisedosh me dikë që nuk e njeh, është mirë të zbulosh dhe të nxjerrësh në pah një ose disa pika të përbashkëta. Interesa, pasione, por edhe eksperienca të ngjashme; këto duhet të përdoren si armë në njohjen e parë. Në të kundërt, kundërshtitë e vazhdueshme ose argumentet gjithmonë kundër në bisedë nuk të çojnë në një takim të dytë.

Beso tek “kimia”!

Duhet të jemi të sinqertë, ndaj nuk mund të themi se “kimia” mes dy palëve nuk ka rëndësi në këtë njohje të shpejtë. Ndonjëherë madje nuk ka rëndësi fare biseda, veshja apo sjellja, kur kuptohet menjëherë sintonia mes dy personave. Kur beson tek këto ndjesi, atëherë koha në kërkim të mashkullit ose femrës ideale do të jetë më pak e humbur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :