PS rrëzon kërkesën e PD për projektligjin e uljes së çmimit të naftës

Mazhoranca në Kuvend ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për të nisur procedurën e përshpejtuar lidhur me projektligjin e propozuar për naftën.

Ky projektligj synonte futjen e një mekanizmi të ri për kontrollin e çmimit të naftës.

Deputeti demokrat Eno Bozdo argumentoi se mekanizmi i propozuar nga PD do të siguronte transparencë dhe ulje automatike të çmimit, duke mos lejuar që qeveria të përfitonte nga krizat.

Ai theksoi se bordi i transparencës aktualisht vetëm “vrojton rritjen” e çmimit, ndërsa ligji i propozuar do të mbronte qytetarët, fermerët dhe ekonominë familjare.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kundërshtoi kërkesën duke theksuar se projektligji nuk ishte në rendin e ditës dhe se kalendari i punimeve ishte miratuar me konsensus për ta shqyrtuar më 30 të muajit.

Çfarë parashikon paketa ligjore PD?

– Uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në vitin 2013,përpara se qeveria Rama ta rriste 4 fish;

– Aplikimin e modelit të “akcizës së ndryshueshme”, sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen e akcizës,duke ofruar kështu një mekanizëm shumë të ndershëm dhe në dobi të qytetarëve.

Zbatimi i këtyre masave do të sillte një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, nga rreth 220 lekë/litër qe po shitet sot, në të paktën 175 lekë/litër. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët shqiptarë, të cilët sot përballen me vështirësi të rënda ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së paketave mbështetëse nga ana e qeverise.

Nga ana tjetër, propozimi ligjor trajton edhe menaxhimin e rezervave strategjike të naftës, të detyrueshme sipas standardeve të BE-së.

Aktualisht, sipas deklarimeve publike, rezervat e naftës në Shqipëri mbulojnë vetëm 30 ditë, ndërkohë që standardi i BE-së bazuar në direktivën 2009/119/EC, kërkon mbulim për 90 ditë importe.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :