Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje Ramës: O tradhtar, liro çunat sa më parë

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje Ramës: O tradhtar, liro çunat sa më parë

Qindra qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, kanë nisur marshimin drejt zyrës së Edi Ramës për protestën e 33-të me një thirrje të re.

Qytetarët kanë intensifikuar aksionin e tyre pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë gjatë protestës së sotme para Parlamentit, dhe gjatë marshimit kanë brohoritur njëzëri thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.

“Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë!”, ishte një nga thirrjet kryesore të dëgjuara gjatë protestës, ndërsa turma vijon të lëvizë drejt kryeministrisë.

“Lironi çunat”, ishte një tjerër thirrje që u dëgjua nga turma.

Share it :