Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas
Sërish tensione në protestën e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët janë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët i ndjekin nga mbrapa. Policia po largon protestuesit nga rruga, me argumentn se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve. Kjo ndodh, në një kohë, që drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e […]
Sërish tensione në protestën e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.
Qytetarët janë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët i ndjekin nga mbrapa.
Policia po largon protestuesit nga rruga, me argumentn se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Kjo ndodh, në një kohë, që drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e kryeqytetit.
Policia ka marrë urdhra, për të mos lejuar një protestë normale qytetare, edhe pse protestuesit kanë deklaruar se kanë marrë leje dhe janë të rregullt ligjërisht. Ata shprehen se është e paprecedentë, që mos lejohen të protestojnë, pasi kjo është e drejtë themelore qytetare.




