Protesta te Parlamenti/ ‘Blindohet’ zona nga policia
Kuvendi pritet të nisë së shpejti seancën plenare, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë në terren për shkak të protestës së paralajmëruar.
Forca të shumta policie dhe automjete të uniformave blu janë pozicionuar në zonën përreth Parlamentit, ndërsa hyrja e Kuvendit është e rrethuar nga efektivët.
Policia ka dislokuar forca nga Xhamia e Namazgjasë përgjatë “Rrugës së Elbasanit” deri te Ministria e Brendshme. Aktualisht qarkullimi në këtë aks nuk është bllokuar.
Pranë Kuvendit është vendosur edhe një autobot policie, i cili ndodhet në gatishmëri në rast përshkallëzimi të situatës gjatë protestës.
Krahas protestës së “flamingove”, edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë për reformën territoriale, si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të Kuvendit.




