Protesta, Studentja: Dhunë e terror nga Policia, qeveria fundin do ta ketë nga rinia
Për studentët pjesëmarrës në protestën e së martës, 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe që u përhap më tej në qendër dhe në Bashkinë e Tiranës, ishte një nga më madhështoret.
Kështu e konsideron një prej studenteve atë që ndodhi ditën e djeshme, ku sipas Kristela Prendit, terrori dhe dhuna e policisë ishte e jashtëzakonshme
E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Prendi foli për përjetimet e saj personale në protestën e studentëve, ku tha se me atë çfarë ka parë, tashmë ajo si e re e urren tej mase policinë, dhe kjo urrjetje i buron nga dhuna dhe terrori që kjo e fundit ushtroi ndaj tyre
Protesta e djeshme ka një nga më madhështoret dhe ku terrirori i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm. E urrej Policinë e Shtetit, ushtroi terror, dhunë, gaz lotjsellës, ujë, e arrestime të padrejta.
Kësaj qeverie i ka ardhur fundi dhe do i vijë nga rinia, s’do dorëzohemi deri sa të arrijmë rezultatin në fund.
Ka asur dhunë dhe ndaj femrave, bëhet për përçarje, mbjellje frike dhe kamuflimi i situatës që çdo gjë ka qenë proporcionale, por që për mua ka qenë perverse. I godasin, i marrin me dhunë dhe këtu s’do kishte proporcionalitet.




