Protesta për Radikën Ekspertët: Shuhet Dibra e Madhe nëse devijon lumi

Thirrjet e protestuesve: Qeveria dhe parlamenti të reagojnë ndaj veprimeve të qeverisë maqedonase

“Qeveria shqiptare të bejë transparencë për vendimet e marra dhe marrëveshjet e nënshkruara”

 

protesta...Protesta kundër devijimit të lumit Radika dhe Vjosa merr përmasa të mëdha, ku ditën e djeshme Aleanca Aleanca kundër Devijimit të Lumenjve Radika dhe Vjosa e mbështetur nga organizata të tjera joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit, mbajti një tubim në Tiranë para piramidës. Qindra qytetarë, dibranë e jo vetëm,  i kërkuan qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e qeverive greke dhe maqedonase në këtë fushë, sepse sipas tyre ato janë në dëm të Shqipërisë. Protestuesit kwrkuan që projekti i qeverisë maqedonasë, i cili po parashikon ndërtimin e një hidrocentrali në “Fushën e Lukovës” të mos bëhet, pasi sipas tyre do të sillte dëme të mëdha për zonën, por edhe për Shqipërinë. Në kuadër të një zgjidhjeje për këtë çështje, për të cilën qeveria shqiptare ende nuk është shprehur, protestuesit propozuan idenë e zhvillimit të një referendumi lokal për këtë çështje. “Shqiptarët të dëgjojnë njëri-tjetrin më shumë se sa të huajt. Kjo nuk është lëvizje kundër akujt, por lëvizje për tu bashkuar së bashku. Të bëhet referendum lokal, të vendosin qytetarët e Dibrës”, u shprehën ata.

 

Protesta

Në protestën e zhvilluar dje në Tiranë, protestuesit kërkuan që qeveria shqiptare të mos heshtë ndaj projekteve që dëmtojnë njerëzit dhe natyrën në zonat ku banojnë shqiptarë, dhe që pakësojnë ujërat në hidrocentralet e Shqipërisë. Protestuesit theksuan se,: “ autoritetet shqiptare ende nuk janë shprehur publikisht mbi këtë cështje dhe po mbajnë një heshtje të plotë. Qytetarët ende nuk kanë informacion mbi reagimin shtetëror të Shqipërisë ndaj këtyre projekteve të qeverive greke dhe maqedonase”. Pjesw e protestws ishin edhe përfaqësues të artit e kulturës në vend, të cilët nënvizuan rëndësinë e kundërshtimit të projektit të qeverisë maqedonase. Poeti Agim Doçi tha se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë ndaj këtij projekti. Në këtë protestë nuk kanë munguar edhe politikanët, ku deputetja e PD-së Mesila Doda ka bërë të ditur në rrejtin social “facebook” qëndrimin lidhur me këtë çështje. “Qeveria shqiptare duhet të bejë transparencë për gjithë vendimet e marra dhe marrëveshjet e nënshkruara.Deputetët e parlamentit duhet të bashkohen për të penguar një vendim të tillë i cili do sjellë pasoja të pariparueshme në mjedis, ekonomi, bujqësi dhe hidroenergjetike. Kemi vetëm një atdhe për t’ia lënë fëmijve tanë, ndaj të gjithë duhet të zgjohemi dhe të reagojmë për të mbrojtur interesat e së ardhmes”, shkruante deputetja demokrate. Ndërkohë në reagimet e tyre, protestuesit kërkuan nga qeveria dhe parlamenti shqiptar të mbajë qëndrim ndaj veprimeve të qeverisë maqedonase, për devijimin e rrjedhës së lumit Radika.

 

Dibër

Në të njëjtën kohë me protestat në kryeqytet, tubime të qytetarëve kundër projektit të Maqedonisë, janë mbajtur dje edhe në Dibër, ku qindra banorë kanë kërkuar anullimin e projektit të ndërtimit të Hidrocentralit në fushën e Lukovës dhe për devijimin e lumit Radika. Të bashkuar për të disatën herë në protestë, banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave në ditët në vijim, në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Prej disa kohësh, çështja e devijimit të lumit Radika në kuadër të projektit të qeverisë maqedonase për ndërtimin e hidrocentralit të Fushë Lukovës ka ngritur një valë të re protestash në vend. Protestat u nxitën pas deklaratës më të fundit të zëdhënësit të qeverisë Maqedonase, i cili u shpreh se pavarësisht reagimeve, Maqedonia është e vendosur t’i shkojë deri në fund projektit.  Ndërkohë protestuesit kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë lëshimin e asnjë m 3 uji të lumit, duke bërë të ditur nga ana tjetër edhe antë negative të projektit të qeverisë maqedonase.  “Lumi Radika sjell 20 metër kub ujë në sekondë dhe nëse devijohet rrjedha e tij drejt hidrocentralit në Fushën e Lukovës në Mavrovë, atëherë ai i bashkohet Vardarit dhe derdhet në detin Egje, duke e lënë Dibrën e Madhe pa lumë”.

 

Share it :