Protesta para Kryeministrisë/ Këlliçi: Kauza e studentëve është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike

Protesta para Kryeministrisë/ Këlliçi: Kauza e studentëve është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita është në mbështetje të lëvizjes studentore dhe kauzave të saj. Këlliçi tha se është e pafalshme që qytetarët të mos u dalin në krah studentëve, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen me largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ai komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama ndaj studentit Jon Sinoimeri, duke e akuzuar kreun e qeverisë se po përdor akuza publike për të frikësuar dhe intimiduar studentët.

Kemi ardhur në ndihmë të studentëve. Jemi në mbështetje të lëvizjes studentore. Është e pafalshme për çdo njeri që të mos u vijë në ndihmë studentëve. Kauza e tyre është largimi i Edi Ramës, krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dje studenti Jon Sinoimeri u akuzua publikisht nga Rama si një person i dënuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Si në rastin e Jon Sinoimerit, Edi Rama i bën këto deklarata për të intimiduar studentët. Kjo protestë nuk ka lidhje as me ANTIFA-n, as me asgjë tjetër.” tha Këlliçi

Share it :