Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i ministrisë për të përjashtuar nga tarifa e Parkut të Divjakës, banorët nuk është funksionale.
Sipas tij nuk ka asnjë formë për të verifikuar se kush është rezident dhe kush turist.
“Po ne që jemi nga Lushnja se kjo pjesë e Lushnjës ka qenë, po fukarenjtë që nuk shkojnë dot në Palasë e në Dhërmi dhe këtë do ua taksojnë? Ministrja të vijë ta shikojë njëherë këtë Parkun e Divjakës,” – u shpreh Korreshi.
Sipas vendimit vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.
Ministria thotë se vendosja e sistemit elektronik biletarie ka ardhur si pasojë e fluksit të shtuar të turistëve.




