Protesta e të rinjve/ 5 persona paraqiten te Trauma, mes tyre edhe të mitur e kalimtarë

Protesta e të rinjve/ 5 persona paraqiten te Trauma, mes tyre edhe të mitur e kalimtarë

Pesë persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës pas protestës së të rinjve në Tiranë, ku pati tensione dhe përplasje me forcat e Policisë së Shtetit. Mes personave që kanë marrë ndihmë mjekësore janë një efektiv policie, dy të mitur, një protestues dhe një kalimtar.

Sipas përditësimit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, të bërë në orën 17:00, efektivi i policisë ka marrë trajtim mjekësor dhe është larguar nga spitali.

Ndërkohë, dy të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, janë paraqitur gjithashtu në spital. Njëri prej tyre ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar, ndërsa tjetri vijon të jetë në ekzaminim.

Në spital është paraqitur edhe një protestues, gjendja shëndetësore e të cilit raportohet e mirë. E njëjta situatë paraqitet edhe për një kalimtar, i cili është kontrolluar nga mjekët.

Share it :