Protesta e 8-të e opozitës, mijëra qytetarë mbajnë një minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën në Durrës
Ka nisur protesta e mbështetësve të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku bashkë me liderin e PD, Sali Berisha, janë dhe deputetë e simpatizantë të PD.
Para fillimit të tubimit, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nder të dy të miturve që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur së fundmi në Durrës.
Sheshi dhe bulevardi kryesor po mbushen vazhdimisht me protestues që po vijnë nga zona të ndryshme, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dominojnë atmosferën.




