Mungesat e vëmëndjes dhe lënia e orëve të mësimit janë problemet më shqetësuese për këtë grupmoshë. Nga ana tjetër lundrimi në internet, alkooli, duhani, marihuana janë problematika akoma më shqetësuese në radhë të tyre.
Sejrie Baleta
Adoloshentët janë një grupmoshë shumë delikate e shoqërisë. Mosha në të cilën ato ndodhen sipas studimeve kërkojnë një vënmëndje të veçantë si nga familja, mësuasët dhe e tërë shoqëria. Në këtë pikë delikate të jetës që e ka kaluar po e kalon dhe do ta kolojë çdo njeri të gjthë pa përjashtim duhet ti shikojmë me vëmëndje problematikat që i shqetësojnë. Gazeta “Standard” ka qënë e pranishme në ambjentet e jashtme në disa gjimnaze të kryeqytatit ku kemi bashkëbiseduar me adoloshentët. Cdo gjimnaz ka një rregullore të brendshme për mënyrën e zhvillimit të mësimit. Në kuadër të saj e gjithë hierarkia duhet ta zbatojë. Në të parashikohet çdo gjë që nga fillimi i mësimit e deri te përfundimi. Mungesat e nxënësve, të drejtat e mesuesëve dhe të nxënësve. Projektet dhe korrikulat.
Mungesa e vëmendjes
Shumë prej adoloshentëve të kontaktuar në disa gjimnaze të Tiranës flisnin për një rënie në mësime. Disa prej tyre shpjegonin se me këto ritme kanë ecur që nga shkolla fillore, tek të tjerët këto probleme kanë nisur më vonë, veçanërisht në kalimin nga klasa e katërt në të pestën ose nga klasa e e nëntë në vitin e parë. Rënia në mësime nuk nënkupton vetëm rezultate të ulta por edhe disa ndryshime të tjera. Ata shumë herë thonin se shkak i shumë problemeve në mësme ishin vetë ata sepse prinderit dhe mësursit i këshillonin vezhdimisht. Adoloshentët e gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë shprehen se:” Ne e kemi të vështirë të përqendrohen në aktivitete të ndryshme për shembull në biseda, në lexim ose detyra të tjera…Përballë këtyre situatave ne nuk mund të rezistojmë dot dhe shpesh lëmë mësimin apo meremi me diçka tjetër që nuk ka lidhje me mësimin. Ne kemi lëndë që na pëlqen që të studiojmë dhe për disa të tjera nuk kemi interes fare”.
Mungesat
Nxënësit bënin mungesa pas të cilave nuk qëndronin arsye të forta. Adoloshentët e gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë shprehen se: “ As vetë ne nuk dimë tu jepim shpjegim këtyre sjelljeve. Kemi mërrë dhe paralajmërime për përjashtim nga shkolla vetëm për shkak të mungesave”. Nga ana tjetër premtojnë se kjo sjellje nuk do të ndodhë më ndërkohë cikli refuzim-justifikim është vendosur dhe adoleshenti e ka të vështirë të dalë. Shumë prej tyre linin mësimin për të dalë për kafe për të pirë një cigare dhe thjeshtë e mbi të gjitha kjo është forma me të cilën ato argëtohen ose zëvëndësojnë orët e shkollës. Sipas tyre ata kanë pasur shumë problem në lidhje me mësuesët e tyre.
Problemet mësues nxënës
Shpesh herë reagimi i mësuesit ndaj tyre mund të shpjerë në keqësim të gjendjes. Mësuesi e sheh ndëshkimin si mjetin më të mirë për “korrigjimin” e sjelljes së papërshtatshme. Kjo formë “trajtimi” nxit acarim dhe rebelim tek nxënësi duke rritur me tej prirjen e nxënësit për lënien e orëve të mësimit. Marrëdhëniet problematike me mësuesin ose me nxënës të tjerë ndikojnë në raportin e nxënësit me shkollën duke e bërë që ta shoh shkollën si institucion nisur nga prizmi i këtyre marrëdhënieve. Një klimë e papërshtatshme brenda klasës nuk favoriozon kapërcimin e problemeve në sjellje. E gjithë kjo gjëndje e krijuar sipas adoloshentëve të gjimnazit “Qemal Stafa” Tiranë i detyron ato që të qëndropjnë larg aktiviteteve të cilat dikur paraqisnin interes për të. Adoloshentët:”Ne humbasim interesin ndaj lëndëve si përshembull muzikë apo fiskulturë të cilat nuk kërkojnë shumë angazhim për dhe janë relativisht më të lehta në raport me lëndë të tjera. Gjithashtu ne ndaj lëndëve të tjera përpiqemi të jemi të rregullt në ndjekjen e tyre. Zakonisht mungesat në lëndët e tjera janë më të reduktuara se lëndët me të cilat kërkojnë pë pak angazhim”. Adoloshentët shprehen se ne i kuptojmë arsyetme të cilat justifikohrmi janë shumë të dobta përballë fakteve. Ata janë në një gjendje të paqarte për dëshirat dhe planet e tyre. Ata kanë një mungesë të theksuar të besimit për të mërrë kurajon që ta ndryshojnë situatën në të mirë të tyre. Adoloshentët e gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë theksojnë: “Ne mendojmë se situata na ka dalë nga duar dhe se asgjë tani nuk varet nga ne. Ne shpesh ndihemi fajtorë për shumë gjëra dhe shumë herë përpiqemi që të ndryshojmë. Ne shpesh kemi dhe debate me prindërit për çështjen e shkollës por asgjë nuk mund të përmirësojmë veçse një debat që në shumë raste është totalisht i ezauruar”. Në fak ishte për të ardhur keq sepse notat e mira nuk ishin fare në palnet e tyre. Ata ishin të paqartë për dëshirat dhe planet e tyre, mund të marrësh përgjigje të ndryshme për të njëjtën gjë. Ata në shumicën e rasteve kishin krijuar pritshmëri të tipit “nëse zysha do mund të marrë një notë të mirë”. Problemi merr të tjera përmasa nëse nxënësi përshtat të njëjtën prirje edhe ndaj marrëdhënieve apo aktiviteteve jashtëshkollore.
Problemet fëmijë prind
Problemet e fëmijëve adoloshentë me prindërit e tyre janë të pa evitueeshme. Ka shumë raste ku prindërit nuk i kuptojnë situatat me të cilat po përballen fëmijët e tyre. Dhe fëmijët nga ana tjetër nuk i marrin ose i keqkuptojnë këshillat kurë prindërit u japin. Një fenomen rebelimi tipik i adoleshentëve ndaj prindërve, ndaj botës për të pasur një pavarësi dhe lirinë e të vepruarit si një i rritur. Shpesh moshat e tyre bëjnë sjellje të cilësuara si të papërgjegjshme, antisociale dhe të papranueshme nga shoqëria. Adoleshentët me probleme sjellore kërkojnë ndihmën e një specialisti për ti menaxhuar dhe parandaluar modelimin e atyre sjelljeve nga vëllai ose motra e tyre. Figura e prindërve është thelbësore për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha. Shembulli i prindërve të cilët bisedojnë, trasmetojnë dashuri, mirëkuptim, rezulton të jenë probabilitete të pakta për fëmijë problematik.
Sjelljet antisociale
Shumë sjellje të adoloshentëve më prirje negative të manifestuara si sjellje antisociale, por të silat shkojnë deri në vepra kriminale. Fatkeqësisht, në statistikat kriminale treguesi i krimeve të kryera nga adoleshentët është një zë që duhet marrë në konsideratë. Mjaft prej tyre i gjen të regjistruar në evidencat e vjedhjeve, përdoruesve të drogave, prishjes së rendit, marrëdhënieve seksuale me dhunë apo me të mitur dhe deri tek vrasja e vetëvrasja. Sjelljet antisociale dhe veprimtaria kriminale e tyre ka disa veçori, ku si ndër më kryesoret mund të përmendim: papërgjegjshmëria logjike dhe penale, kur nuk e kanë mbushur ende moshën 14 vjeç, mosthellimi në pasojat e veprimit, kryerje e atëçastshme e veprës, duke kaluar direkt nga lindja e mendimit tek tentativa, realizimi i veprave kriminale në mjedisin më të afërt që i rrethon e shpesh herë edhe atje ku jeton, realizimin e akteve të mprehta edhe për arsye tepër të rëndomta.
Interneti dhe adoloshentët
Kalimi i kohës në internet rrit mundësitë që adoleshentët të fillojnë përdorimin e drogës të jenë më të dhunshëm. Shpesh rrjete sociale kanë qënë dhe pikë ku janë rritur tensioned mes tyre. Ka pasur raste nga më të ndryshme ku kanë kërcënuar bashkëmoshatarët nëpërmjet tyre. Kalimi i kohës ngjitur pas kompjuterit rrit mundësinë e tyre për sjellje të gabuara. Në këto sjellje përfshihen: pirja e duhanit, alkoolit, kanabisit, përdorimi i drogave të rënda, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura dhe mospërdorimi i rripit të sigurimit kur udhëtohet me makinë. Televizioni ka metodat e tij të censurimit, por interneti jo. Edhe nëse prindërit vendosin programe që kontrollojnë materialet e internetit është e pamundur të ndalosh adoleshentët të shohin atë që duan sepse ata janë ekspertë përsa i përket teknologjisë së internetit. Duke parë sjellje të tilla të gabuara, ata mund t’i kryejnë edhe vetë më pas.
Alkooli,duhani,marihuana
Mjediset jashtë shkollave janë lehtësisht të arritshme. Pranë territorit të shkollave ka lokale dhe dyqane ku tregtohet alkooli, duhani, etj. Në përgjithësi, duke qenë se janë adoleshentë, tipar i kësaj moshe është ndikimi nga grupi shoqëror. Nëse me shtresë nënkuptoni nivelin social- ekonomik të familjes, nivelin arsimor të prindërve ose nivelin personal të arritjeve të nxënësve, nuk mund të bëj përjashtime sikundër nuk mund të bëj edhe përgjithësime sepse familja me dinamikat e saj është unike. Një ndër arsyet e përgjithshme mbetet prindërimi i dobët. Prindërit mendojnë të mirat materiale dhe kushtet fizike për fëmijët, por harrojnë se ata kanë nevojë për një komunikim të mirë dhe vëmendje. Marrëdhënia prindfëmijë është shumë e rëndësishme dhe kur fëmijët arrijnë moshën e gjimnazit ata befasohen me ndryshimet që pësojnë. Kjo lidhet edhe me mentalitetin dhe dhunën që ushtrohet në familje. Një babá i dhunshëm dhe autoritar rrit një fëmijë të dhunshëm. Pranimi ose përjashtimi nga grupi është një arsye e fortë, që i bën ata të nisin duhanin dhe alkoolin, ndërsa përdorimi i marihuanës mund të lexohet si faktor individual. Aktualisht në vendin tonë, ashtu si edhe në mjaft vende të tjera evropiane, kundër kësaj edukate shkencore, veprojnë opinionet dhe praktikat e grupit, trajtimi joprofesional dhe me imtësi i ngjarjeve dhe fakteve negative nga media, skenat seksuale në ekranet e filmave dhe televizionit, sitet e internetit, ekranet e celularëve, propaganda pedofile që po shfaqet me intensitet në ndonjë shtet të Evropës, si dhe modelet negative të kopjuara nga më të rriturit apo qoftë edhe nga prindërit dhe edukatorët etj. Sindroma e imitimit, indiferenca familjare, liberalizmi shkollor, problemet sociale dhe ekonomike ndikojnë edhe më tej negativisht në këtë drejtim.




