Prezantohet këtë javë/ Gati drafti i reformës së pensioneve, kategoritë që do përfitojnë nga skema e re

3 kategoritë që do të përfitojnë të ardhura më të larta

Ndryshim dhe formulës për llogaritjen e pensionit

pensionistet 3 Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka gati draftin e ri të pensioneve. Ky draft do të bëhet publik brënda kësaj jave dhe do të zbardhë të gjitha ndryshimet që parashikohen me skemën e re. Ekspertët që po merren me reformën e  pensioneve e kanë dorëzuar draftin pranë Ministrit të Mirqëqënies Sociale Erjon Veliaj. Në draft parashikohen ndryshime rrënjësore të skemës që sipas ekspertëve do të sjellin më shumë të ardhura për çdo të moshuar në momentin që do të dalë në pension. Fillimisht ndryshimet në skemë do ti paraqiten opinonit publik dhe grupeve të interes. Më pas drafti do të kalojë për miratim në qeveri dhe diskutimet do të mbyllen në parlament, përpara se skema të hyjë në fuqi në 1 janar 2015.

 

Kush do të përfitojë?

Të parët që do të përfitojnë nga skema e re e pensioneve do të jenë të moshuarit pa të ardhura dhe që nuk kanë derdhur kontribute gjatë jetës së tyre. Kjo për shkak të një pensioni të veçantë që eksperët e kanë quajtur “pension social”. Ky pension do të jetë rreth 85 mijë lekë (të vjetra) dhe do të jepet pas moshës 70 vjeç, pasi i moshuari të ketë vërtetuar që nuk ka të ardhura. Kategoria që do të ketë mundësinë të përfitojë më shumë nga skema e re janë individët  40-45 vjeç të cilët do të kenë do të marrin një pension më të lartë se ai që marrin të moshuarit e sotëm. Kjo do të ndodhë falë hejqes së tavanit të përfitimeve duke u dhënë mundësi kontribuesve të rregullt të marrin një pension dyfish më të lartë se ai që do të merrnin nëse do të mbushnin sot moshën e pensionit. Po kështu çdokush mund të bëjë derdhje vullntare të kontributeve (veçmas nga kontributete që dërdhen kur je në punë), për të siguruar më shumë të ardhura kur të mbushet mosha e pensionit. Pjesërisht nga skema e re do të përfitojnë dhe të moshuarit të cilët do të dalin në pension gjatë 10-vjeçarit të ardhshëm. Kjo do të ndodhë falë ndryshimit të mënyrës për llogaritjen e pensionit. Kështu një burrë që sot është në moshën 55 vjeç, kur të mbushë moshën, pensioni nuk di ti llogaritet më të njëtën formulë si më parë, por me formulën e re që do të bëhet publike këtë javë nga Ministria e Mirëqënies Sociale.

 

Ndryshimet e moshës

Ashtu siç e bëri të ditur dhe Ministri i Mirqënies Sociale, Erjon Veliaj mosha e pensionit do të rritet më dy muaj duke filluar nga vitit i ardhshëm, por do të ulet për profesjonet e vështira. Këhstu ata që punojnë në miniera apo punë të tjera të cilat do të klasifikohet si “të rëndë” me skemën e re nuk do të dalin në pension në të njëtën moshë që dalin sot. Ndryshimi i madhë për moshën e pensionit pritet të bëhet pas 15 vitesh ku burrat do të dalin në pension në moshën 68 vjeç dhe gratë në moshën 65.

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news