Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka vendosur të tërheqë të gjithë listën e të falurve.
Kështu mëson jozyrtarisht agjencia e lajmeve maqedonase “Zhurnal”. Mësohet se vendimi ka ardhur pas presionit ndërkombëtar nga Brukseli dhe Uashintoni. Ky vendim tani më mundëson që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe politikanët që kanë bërë keqpërdorime të japin llogari para gjykatave dhe prokurisë speciale. Bëhet fjalë për afro 30 persona kryesisht funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së të cilët janë të involvuar në kriminalitet dhe korrupsion gjatë 10 viteve te fundit ne Maqedoni




