Poshtë diktatura”/ Policia nuk lë qytetarët të protestojnë as paqësisht, i largon me forcë drejt trotuarëve
Vazhdon protesta përpara Kryeministrisë kundër qeverisë, teksa është e 173-ta me radhë.
Policia ka nisur që të shtyjë protestuesit drejt trotuarve, duke mos i lejuar që të protestojnë në bulevard.
Kjo, për shkak të aktit normativ të qeverisë, që nuk lejon protestat as në bulevard
Protestuesit kanë deklaruar se akti normativ është antikushtetues, pasi të drejtën për të protestuar e garanton Kushtetuta.
Gjatë aksionit të policisë, protestuesit kanë thirrur në kor “Poshtë diktatura”. Ndërkaq, efektivët kanë bërë edhe shoqërime të protestuesve.




