Politikanët s’preken/ Bushati: SPAK tregoi se deri në ç’pikë duhet të godasë

Analisti Andi Bushati, thotë se nga operacioni për goditjen e bandave kriminale në qytetin e Elbasanit, ende nuk ka një informacion për të ditur më shumë rreth urdhër- arresteve të lëshuara, përfshirë dhe ato për gazetarët.

I ftuar në Çim Peka Live, Bushati tha se SPAK merret me largimin e vëmendjes, sa kohë që nuk rend pas politikanëve, shkelësit e vërtetë të ligjit.Sipas Bushatit, logjika e SPAK, të çon të mendosh se korruptohen gazetarët për llogari të informacioneve të rreme për bandat, ndërsa politikan del e ‘pastër’. Kjo për Bushatin, tregon qasjen e Prokurorisë së Posaçme për të goditur deri aty ku i lejohet, pa prekur politikanët.Nuk dimë për çfarë i kanë thirrur gazetarët dhe çfarë i kanë bërë arrestimet. S’ka informacion zyrtar nga SPAK. Nuk dimë akuzat për kolegët tani, po marr më të rëndën, maksimumi që mund të bëjë një gazetar,  të japë informacione të rreme në favor të bandave.

Nëse ne kemi këtë standard të drejtësisë, që japim info të rreme, merret SPAK, mendo çdo kishte bërë më të tjerët. Ata janë vrima e fundit. Është që një komunitet lokal, një qytet ku u korruptokan gazetarë e njerëz të drejtësisë, vetëm politikanë jo. Tani hyjmë të fabula e peshqeve të vegjël e të mëdhnej.

Pa pasur informacione, SPAK ka leje të godasë deri në një pikë të caktuar. Nga heronjtë e fëmijëve tanë, kthehen në burrat e tredhur të grave të tyre.

Këta të SPAK sa herë bëjnë ndonjë gropë që duhet mbuluar, atëherë ka urdhër arrest për Erion Veliaj. Harrohet goli që kanë bërë. Keq që e arrestuan Metën, po ky Erioni…

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.