Përmes një ironie ish deputeti, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj deklaratave te kryeministrit Rama.
Strazimiri shprehet: “ 1.500 kg drogë nën kujdesin e “bravo çunave” drejt Italisë”, Strazimiri ka tentuar të vërë në dukje faktin se dhjetra e qindra kilogram drogë të ardhura nga Shqipëria po kapen dita ditës nga policia në brigjet italiane.
Strazimiri po ashtu shton se trafikimi i drogës vazhdon edhe në Greqi e vend, madje këtu është nën kujdesin e policisë.
Postimi i plotë:
1.500 kg drogë nën kujdesin e “bravo çunave” drejt Italisë, tani që “s’ka më asnjë rrënjë të mbjellur” …
Që të jesh në gjendje të grumbullosh 1.500 kg drogë, do të thotë që të kesh hapur “ndërmarrje grumbullimi” si në kohë të Kristaqit, me magazina, furnitorë, mercologë e deri tek punëtorë ngarkim-shkarkimi! Që ta transportosh pastaj deri në breg të detit, të duhet edhe një “ndërmarrje transporti” sado modeste, me dispeçeri dhe logjistikë…
E gjitha kjo, nën hundën e “Policia që duam”, asaj më të mirës në Evropë…
Pyetja është:
– sa “ndërmarrje grumbullimi” të tilla funksionojnë suksesplotë, në këtë Shqipërinë tonë të “arritjeve”?
Sado që të jenë, një gjë është e qartë si drita e diellit:
– të vetmit që janë në burg, janë 2 skafistët që kap italiani një ditë po, një ditë jo, një ditë ndoshta… asnjë “punëdhënës” nga ata që kapen duke folur me Gjushin a Damianin për zgjedhje!!!!!




