Policia hedh gaz lotsjellës te Rruga e Durrësit, të rinjtë pësojnë dëmtime në sy
Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj turmës gjatë protestës së të rinjve te Rruga e Durrësit në Tiranë, ndërsa disa prej protestuesve kanë pësuar irritime dhe dëmtime në fytyrë, veçanërisht në sy.
Në këto momente tensioni, disa vajza u janë gjendur pranë të rinjve të prekur, duke u shpëlarë sytë me solucion fiziologjik për t’u lehtësuar shqetësimet e shkaktuara nga gazi lotsjellës.
Me tensione po shoqërohet dhe protesta e sotme, por me tone më të qeta se dje.




