Pogradec / Qindra banorë eksod drejt Gjermanisë, PD: Mjerimi në Shqipëri, krim nga qeveria                                                

 

 

Në zonën e Mokrës në Pogradec, qindra banorë kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë, duke shënuar kështu një eksod të madh që i përngjan viteve `90. Mbi 250 familje janë detyruar të braktisin vendin e tyre nga kushtet e mjerueshme në të cilat kanë jetuar. Banorë të asaj zone janë shprehur se nuk kanë mundur të sigurojnë dot të ardhurat minimale me përkrahje sociale, për të përballuar jetesën me kushtet më bazike. Ndërkohë, në fshatin Trebeshinë dhe Potgozanë nuk ka pasur asnjë lloj investimi në blegtori dhe bujqësi, çka ka bërë që niveli i jetesës të shkojë deri në skamje. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit, shkoi për të parë situatën nga afër. Duke u përballur me realitetin e hidhur ajo ishte tronditur nga gjendja e një banori. Kryefamiljari i familjes Muça ishte në gjendje të paralizuar, për shkak të disa sëmundjeve, kështu që ai nuk ishte i aftë për punë dhe s’mund të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij. Ndërsa rasti i një nënë të ve me fëmijë të vegjël, shkonte deri tek mungesa financiare sa për të ushqyer fëmijët me bukë dhe për t’u dhënë atyre të drejtën e shkollimit si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi, tha se rastet e mjerimit në Shqipëri vlejnë të denoncohen si krim nga qeveria. Më tej ajo shtoi se Partia Demokratike ka menduar një plan shpëtimi për të nxjerrë shoqërinë nga kjo krizë, duke luftuar në këtë mënyrë krimin, korrupsionin shtetëror dhe duke ulur taksat.

 

 

Berisha: Thesari i Shtetit kthehet në llogaritar të LSI-së

 

Ish-kryeministri Berisha deklaroi dje se në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në botë, Thesari i Shtetit është shndërruar në thesarin e partisë. “Ketu kemi liste pagesat sesi Kuvendi i Shqiperise dhe Ministria e Mjedisit perdorin Thesarin e Shtetit per te financuar LSI. Nga Thesari i Shtetit, pas kerkeses se Ministrise se Mjedisit, kane kaluar pagesat ne llogari te Levizjes Socialiste per Integrim me pershkrimin “Min. Mjedisit kuote partie gusht 2015” sic jane bere edhe te shume muajve te tjere pergjate 2015. Duket se ne kete vend institucioni shteteror eshte bere anetar i LSI dhe si i tille paguan kuotizacion, ndersa Thesari i Shtetit kthehet ne llogaritar te LSI. Ky eshte shembull I keqperdorimit me ekstrem i institucioneve publike qe kthehen ne leva partie ne kundershtim me dispozitat ligjore. I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi kete skandal te paprecedent, ne te cilin duart e zeza te partise, kovat e saj mbushen direkt ne kundeshtim flagrant me cdo ligj nga Thesari i Shtetit duke shnderruar ate ne thesar te partise!”, – shkruante Berisha.

 

Share it :