Po rrezikohet shëndeti i shqiptarëve’/ Spahia: Qeveria ka zëvendësuar specialistët me militantë, siguria ushqimore nivele katastrofike

‘Po rrezikohet shëndeti i shqiptarëve’/ Spahia: Qeveria ka zëvendësuar specialistët me militantë, siguria ushqimore nivele katastrofike

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, ku ai pranoi se shqiptarët konsumojnë mish dhe produkte bulmeti jashtë standardeve, ka nxitur reagime.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, gjatë një interviste në SYRI TV, në edicionin e moderuar nga Armela Ferko, deklaroi se situata është pasojë e mungesës së investimeve dhe politikave të gabuara qeveritare. Ai ngriti shqetësimin edhe për mungesën e specialistëve në institucionet përkatëse, duke akuzuar qeverinë për zëvendësimin e tyre me persona pa ekspertizë.

Sipas Spahisë, siguria ushqimore është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së shëndetit publik dhe njëkohësisht një element kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian. Vëmendja e institucioneve europiane, sipas tij, mbetet e përqendruar tek standardet në këtë sektor, ndërsa situata aktuale në vend konsiderohet larg niveleve të kërkuara, madje edhe krahasuar me rajonin.

Spahia i kritikat i fokuson tek mungesa e kapaciteteve njerëzore, investimeve dhe infrastrukturës logjistike, duke theksuar se Shqipëria nuk ka një sistem efektiv për gjurmimin e produkteve ushqimore “nga ferma në tavolinë”, si dhe mungon kontrolli i plotë mbi importet

Gjithashtu, Spahia theksoi se kuadri ligjor dhe struktura institucionale, përfshirë varësinë e dyfishtë të institucioneve të kontrollit ushqimor, e komplikojnë më tej situatën dhe pengojnë funksionimin efektiv të sistemit.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit nuk adresojnë problemet reale, por synojnë të shmangin përgjegjësinë për një situatë që, siç u shpreh ai, është trajtuar me “mungesë serioziteti të thellë” ndër vite.

Spahia:

Është tmerrësisht e rëndë, pikërisht sepse po flasim për një nga aspektet e cila lidhet direkt me shëndetin dhe madje edhe me jetën e qytetarëve shqiptarë. Siguria ushqimore në fakt përveçse një nga kolonat kryesore të sigurisë së shëndetit, së fundmi është kthyer edhe në një problem serioz edhe përsa i përket atyre kapitujve të integrimit për Shqipërinë, ku padyshim mban një nga peshat kryesore tek këto kapituj. Dhe padyshim, vëmendja e Bashkimit Europian është jashtëzakonisht e fokusuar tek pikërisht tek Shqipëria, sepse siç shpesh e deklarojnë, situata përsa i përket sigurisë ushqimore në Shqipëri është katastrofike.

Dhe këtu mjafton të t’i referohemi disa parametrave të cilët tregojnë edhe një realitet të trishtë përsa i përket sigurisë ushqimore në në Shqipëri. Kryeministri para se të bënte atë shown politik pa as edhe një lloj rezultati apo impakti tek përmirësimi i situatës, do të duhej të jepte sqarime se pse ndodhemi sot ne këtu. Pse ndodhet Shqipëria me një situatë përsa i përket sigurisë ushqimore, prapa çdo niveli, madje krahasuar edhe me vendet e rajonit. Sot në Shqipëri mungon , mungojnë kapacitetet njerëzore, mungojnë investimet, kapacitetet logjistike. Sot në Shqipëri duhet thënë qartë, nuk ka një kapacitet për ta ndjekur produktin nga, që nga, le të themi, baza, nga toka deri tek, nga origjina deri tek tavolina e qytetarëve, ashtu siç nuk ka një mjet për ta gjurmuar atë edhe nga origjina në rastet e importeve.

Mjafton të t’u kujtojmë qytetarëve shqiptarë se kryeministri ndërkohë që flet për sigurinë ushqimore, do të duhej t’i jepte llogari këtyre qytetarëve shqiptarë se pse sot Shqipëria gjendet vetëm me një laborator, gjysëm laborator për të thënë të vërtetën, i cili kryen funksionin e e analizave ushqimore dhe veterinare, por vetëm një spektër shumë të vogël të këtyre analizave realizohen sot në Shqipëri. Shumica dërrmuese e analizave janë të detyruar t’i dërgojnë jashtë Shqipërisë, dhe kjo përkthehet në vonesa madhore deri në marrjen e përgjigjes, madje madje shpesh edhe në, ato përgjigje realizohen apo kthehen në Shqipëri në momentet kur tashmë ka mbaruar apo ka degraduar apo ka le të themi produkti.

Është jashtëzakonisht i rëndësishëm. E thashë që në fillim fjalës time, është i lidhur direkt dhe me impakt shumë të fortë tek shëndeti dhe jeta e qytetarëve shqiptarë.

 

Sigurisht ka një nonsens të plotë në deklaratat e kryeministrit Rama. Absolutisht Bashkimi Europian jo vetëm nuk pengon hapat e Shqipërisë, por përkundrazi e ndihmon Shqipërinë jo vetëm financiarisht, siç e ka deklaruar edhe ambasadori i Bashkimit Europian, por edhe nëpërmjet vendosjes së atyre shinave nga ku duhet të kalojë procesi i përmirësimit dhe i reformimit të situatës aktuale të organeve të kontrollit të sigurisë ushqimore. Mos të harrojmë se është kryeministri Rama, unë e thashë pak më përpara, problematikat jo vetëm me investimet e munguara në fushën e sigurisë ushqimore, mungesën e theksuar logjistike dhe jo pa qëllim përdora, përmenda faktin që kemi vetëm një laborator ushqimor veterinar i cili kryen një spektër shumë të vogël të analizave.

Por nga ana tjetër duhet të përmend edhe faktin e mungesës së kapaciteteve njerëzore, pikërisht falë atij modeli të Edi Ramës i cili ka zëvendësuar specialistat me patronazhistë tanimë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i mungesave të theksuara dhe i deficiteve madhore në procesin e kontrollit të sigurisë ushqimore janë edhe ato kuadre ligjore pastaj, të cilat e vështirësojnë akoma më shumë punën dhe këtu duhet të përmend faktin e asaj varësie të dyfishtë. Ju thatë Ministria e Bujqësisë është nga njëra anë një, le të themi, e ka në varësi strukturën e AKU-së apo të kontrollit ushqimor, por mos harrojmë, ka varësi të dyfishtë edhe nga Inspektorati i Përgjithshëm.

Çka e komplikon akoma më shumë situatën sepse e thënë në linja të trasha kështu, ku ka varësi të dyfishtë, ka mungesë përgjegjësie, në kuptimin që shkohet duke u lënë përgjegjësia nga një institucion tek tjetri dhe asnjëherë nuk funksionon siç duhet. Pra janë të gjitha këto aspekte dhe prandaj bëra edhe një pasqyrë rezyme të plotë, për të kuptuar se sa me pak seriozitet, gati-gati me një mungesë serioziteti gati-gati kriminale është trajtuar çështja e sigurisë ushqimore nga kjo qeveri dhe nga kryeministri i cili pastaj synon ta kamuflojë nëpërmjet atyre diskurseve dhe asaj llogoreje tanimë të dalë boje, gati-gati bajate, e cila nuk mund të mbulojë më lakunat e mëdhaja që ka ky sistem.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :