Plas debati/ “Po bëhemi qesharakë”, Boçi përplaset me analistin për kallëzimin e Bardhit

Vendimi i SPAK për të mos nisur hetimin e padisë së vëllait për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, i cili pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, ka ‘përplasur’ të ftuarit në “Top Story”.

Drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari u shpreh se nëse Bardhi ka fakte të reja në dosjen që prentedon se ka kundër Olsi Ramës, SPAK duhet të hetojë këto akuza, në të kundërt të hetojë palën paditëse. Boçi tha se SPAK duhet të hetojë në bazë të gjitha akuzave dhe elementëve të tjerë, jo vetëm denoncimin e Bardhit.

 

Curri: Kjo gënjeshtër e bardhë na shtyn të mendojmë që SPAK është i pavarur, i thotë vëllait të kryeministrit që nuk ka kallëzim. Për të njëjtën gjë për deklaratat publike që ka bërë Salianji, duan ta dënojnë drejt asaj duan ta çojnë. Ka dy drejtësi dhe dy standarde.

Boçi: Duhet të mos dilte me atë deklaratë se nuk ka pretenduar te SPAK Bardhi. Ai që ka pretenduar kallëzimin është vëllai i kryeministrit. Po mirë ky që bëri kallëzimin, në ajër e bëri ky?

 

Rakipllari: Mos duket sikur jemi në çmendinë. Bardhi del dhe thotë kam të dhëna të dosjes dhe disa çështje të reja dhe i bën këto publike si çdo opozitar. Nxjerr një dosje të madhe, kam një këtu thotë shumë gjëra dhe bën denoncimin publik. Nëse i ka vërtet dhe nuk i ka nxjerr nga arkivat e Berishës, thotë kam fakte të reja, kjo është super korrekte. Në këtë moment del vëllai i kryeministrit dhe thotë që ky zotëria ka shpifur. Vëllai i kryeministrit i thotë SPAK ose vërtetoi këto akuza, ose Bardhi..

 

Boçi: Ti po e zbukuron po e bën tregim.

 

Rakipllari: Nxirre kallëzimin e Olsi Ramës se po bëhemi qesharak. I thotë ose më dëno mua si trafikant ose Bardhin si kallëzues të rremë.

 

Boçi: Po nuk thotë kështu kallëzimi ose ose. Akt trimërie është kjo?

 

Rakipllari: Është bërë publik more, a ka mundësi të nxirrni dokumentin se Luçiano i do me letra. Politikanët këtu bëjnë akuza me njëri tjetrin. A je i interesuar vërtetë  apo jo

 

Boçi: Po të jap argumenta

 

Rakipllari: A duhet të dalë e vërteta? Jam i interesuar që e vërteta të dal në shesh.

 

Boçi: SPAK heton dhe zbulon. Të hetojë në bazë të fakteve dhe përgjimeve të dalin të gjitha, Harrove një element, nuk është vetëm Gaz Bardhi, është RAI3 nga fashikulli gjyqësor. Ju merreni me Gaz Bardhin, ai që sot debatohet është ka implikim apo jo?

 

 

 

 

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.