Sipas njoftimeve të para dy punonjës e policie kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji”. Autori ka qenë një rom i cili quhet Nerfan Halimllari i cuili është arrestuar nga forcat blu. I plagosur ka mbetur komandanti i grupit të policëve Ajet Celibashi dhe një punonjës tjeter.
Edhe autori ka mbetur i plagosur nga përleshja fizike me policët pasi është thyer një xham. Ai ka qëlluar me gërshër në drejtim të policëve.
Ai më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai kishte marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.
Pronari i biznesnit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet efektivët duke lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.




