Rezultati është frikësues, ky popull po degradon në injorancë të skajshme. Nga 64 vende të botës, Shqipëria renditet e fundit.
Nëse i ka bërë një dëm të pariparueshëm Edi Rama Shqipërisë, nuk janë vjedhjet masive, as kapja e çdo pushteti, sepse kjo një ditë do të marrin ndëshkimin pas ikjes nga pushteti, rikuperohen disi.
Por ajo që është e pariparueshëm është investimi për të çuar këtë popull dy shekuj pas në arsim, të mos dijë të kuptojë çfarë lexon, e të mos dijë të mendojë çfarë do.
Renditja e Shqipërisë në PISA është katastrofale.
Efektet e saj janë afatgjata dhe të parikuperueshme. Në 12 vjet janë disa breza që kanë dalë të keqarsimuar.
Kjo gjë ka shkuar në progresion me rritjen e patronazhistëve. Sa më shumë rritet numri i anëtarësimeve në Rilindje dhe patronazhistëve, aq më keq është duke shkuar arsimi.
Në 2013 Edi Rama erdhi me premtimin e bujshëm për të mbyllur shkollat që hapi Berisha dhe për të reformuar arsimin. Madje tallej me administratën publike, i quante malokë që s’dinë të shkruajnë shqip. Ashtu si me çdo premtim tjetër si bujqësia, shëndetësia, drejtësia, Edi Rama shkatërroi me themel edhe arsimin.
Futuni krahasoni të dhënat e arsimit për 8 vite të Berishës dhe 12 të Edi Ramës.
Ka ngritur administratën e parë më injoranten në historinë e shtetit shqiptar.
Ka çuar arsimin në pikën më të ulët që kur shqiptarët kanë filluar të shkruajnë e lexojnë në mënyrë të strukturuar gjuhën e tyre.
Rezultati i PISA, që e rendit Shqipërinë në vendin e fundit (humnerë), nuk shqetëson askënd, sepse injoranca i ka dhënë efektet, ata që do duhet të shqetësoheshin nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe nuk arsyetojnë dot që të reagojnë. Flas për brezat që tashmë e kanë kaluar moshën 15 nën pushtetin e Rilindjes.
Arsimi në Shqipëri është privilegj i fëmijëve të pushtetarëve dhe drogaxhinjve, ata i kanë mundësitë që fëmijët e tyre t’i arsimojnë jashtë ose në privat, duke shmangur publikun.
Gjendja e arsimit tregon shëndetin mendor të një populli e forcën e një kombi. Shqipëria fatkeqësisht u mat dhe këtu është edhe përgjigjja e indifetrntizmi ndaj skandaleve e vjedhjeve të Rilindjes.





