Petrit Vasili: Nderkombetaret ne Shqiperi si agjente turistike, le te promovojne “turizmin e dhunes” se Rames!

Petrit Vasili: Nderkombetaret ne Shqiperi si agjente turistike, le te promovojne “turizmin e dhunes” se Rames!

Nga Petrit Vasili

Shemtueshem sa me s’behet nderkombetaret ne Shqiperi sot ngjajne me agjentë turistike.

Diplomate te nje rendesie serioze ketu ne Shqiperi i shohim qe promovojne te mallengjyer, me sy te skuqur nga vera dhe bark te fryre nga te ngrenet natyren dhe lokalet shqiptare.

Kontrast i forte mes kesaj zderhalljeje te tyre piktoreske dhe romantike dhe veprimeve kriminale te nje policie bandite dhe te inkriminuar gjer ne palce, ndaj protestuesve neper sheshet e Tiranes.

Jane po keta diplomate te nginjur, qe dalin e flasin ne krah te qeverise dhe kunder opozites duke pasur kurajo ta fajsojne edhe per dhune.

Eshte vertet nje situate tragjikomike, sepse nderkombetaret, qe dikur inspironin e mbronin se paku parimet baze te demokracise, sot te velur nga “havjari” bejne shurdh memecin perpara nje realiteti shume shume te rende, ku kriminelet e policise me dhe pa uniforme veprojne si reparte paramilitare naziskine te Edi Rames.

Ngjarjet tragjike te 17 shkurtit dhe dhuna çnjerezore e policise nuk u denua aspak nga nderkombetaret tashme te kthyer agjentë turistike.

Ndaj nderkombetaret agjente turistike nuk i hyjne ne pune kerkujt.

Opozita shqiptare duhet ta kuptoje se me keta nderkombetare pa parime dhe te kompromentuar me pushtetin duhet te ndertoje nje raport rreptesisht te kushtezuar.

Pritja me shume respekt ne zyrat opozitare te ketyre agjenteve turistike batakçinj nuk i sherben aspak kauzes madhore te clirimit nga narkoshteti.

Keta agjente turistike kane humbur te drejten qe te flasin e predikojne neper zyrat opozitare, sepse kane kurajon e paturp qe te heshtin, nderkohe qe veprimet kriminale te qeverise rama denohet rrepte e gjeresisht edhe ne mediat me prestigjioze te vendeve te tyre.

Kjo tregon se “havjari” e ka bere me se miri punen e vet dhe keta nderkombetare levizin vetem ne trajektoren nga agjente turistike ne mbrojtes te qeverise.

Agjentet turistike nderkombetare po i ndihmoj mbase promovojne te vetmin turizem qe po shohin sheshet e Shqiperise dhe qe eshte “turizmi i dhunes”, permes fotove se si trajtohen protestuesit nga kafshet paramilitare te policise.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :