Petrit Vasili me foto: Patronazhistet si fuksat!
Nga Petrit Vasili
Edi Rama kultivoi dhe po perdor sot patronazhistet si nje specie e neveritshme njelloj si dikur Fuksat ne kohen e Partise Punes.
Fjala “fuks” vjen nga gjermanishtja, Fuchs, që do të thotë dhelpër, dhe gjatë periudhës komuniste në Shqipëri kjo nofke përdorej kudo si zhargon për të përshkruar një informator, spiun ose bashkëpunëtor të fshehtë të Sigurimit të Shtetit.
Nofka l u bë pjesë masive e zhargonit popullor për shkak të karakteristikave të dhelprës, e cila njihet në fabula dhe në kulturën popullore si kafshë dinake, hileqare, e fshehtë dhe që lëviz pa lënë gjurmë.
Në kohen e diktaturës, një “fuks” ishte njeriu që përdorte poshtersisht dinakërinë për të fituar besimin e të tjerëve miqve, kolegëve apo fqinjëve, me qëllim felliqur për t’i përgjuar, për t’u marrë mendimet dhe për t’i spiunuar më pas tek autoritetet zyrtare, te cilat me pas i denonin, i persekutonin dhe i internonin mijra njerez te thjeshte.
Sot patronazhistet-fuksa te Rames dhe rilindjes jane po te njejtet, po aq te peshtire dhe te neveritshem da ata te Partise se Punes se Rama atavizme e asaj patie komuniste eshte.
Por ndryshe nga Partia e Punes sot ka fuksa te fshehur por ka edhe plot te hapur si analiste e gazetare, qe e bejne fuksllëkun sheshit dhe per te cilin paguhen shume me teper se fuksat e Partise se Punes, qe merrnin 50 leke te vjetra ne ate kohe.
Fuksat e sotem jane prodhimi shoqeror me i turpshem dhe me helmues i jetes se njerezve, qe perveç varferise duhet te kene neper kembe edhe fuksat- patronazhiste si neperka zvarranike
Fuksat-patronazhiste i shantazhojne dhe i kercenojne sot njerezit njelloj si fuksat e djeshem, duke i lene pa buke, duke i hequr nga puna, duke u prishur biznesin apo edhe duke i futur ne burg per faje banale.
Ndaj protesta eshte pastrimi- dezinfektimi shoqerise nga mikrobi i fuksimit patronazhist ashtu sic ndodhi ne fundin e viteve 90′ kur erdhi pluralizmi.




